Tërmeti/ Skadoi afati i aplikimit online për rindërtim

Tërmeti/ Skadoi afati i aplikimit online për rindërtim

Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit

TIRANË- Skadon afati i aplikimit për të përfituar nga programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Data 28 shkurt ka qenë afati i fundit ku të prekurit që humbën banesat nga ajo lëkundje tragjike mund të aplikonin online në portalin "Shtëpia ime".

Kjo është vetëm faza e parë, ku pastaj Bashkitë e zonave të prekura do të mbledhin aplikimet për t’i ndarë në varësi të programeve ku do të aplikojnë, rindërtim nga e para, dëmshpërblim apo rikonstruktim!  

Më pas qytetarët do të duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet që plotësojnë dosjet e tyre për të nisur nga puna. Në varësi të dëmit që ka pësuar banesa, do të bëhet dëmshpërblimi ose rindërtimi i banesës nga e para.

Referuar shifrave që kryetari i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj në intervistën për Report Tv (25 shkurt) bëri me dije se janë regjistruar 8100 banorë, megjithatë bëri me dije se nëse do të ketë qytetarë që për motive të ndryshme nuk kanë aplikuar, do t'i kërkojnë qeverisë për të shtyrë afatin. Për Tiranën nuk ka një shifër konkrete se sa është numri i aplikantëve. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike