Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi mbylli diskutimet për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij Bardhi iu drejtua deputetëve të PS, duke iu thënë se janë vetëm 84 kartonë jeshilë të detyruar nga Edi Rama.
“Ky është projektligji që ne na është prezantuar sot. Nuk i kam parë kurrë këta nga krahu këtej, më shumë në siklet se sot. Na thanë ‘ne jemi kundër, por do të votojmë pro’, ‘kjo nuk është reformë, por ne do të votojmë pro’. E keni kthyer funksionin e përfaqësuesit të popullit, jeni vetëm 84 kartonët e Ramës. Në tre muaj diskutime keni sjellë vetëm propagandë. A kishit ju ‘Prani Besnike’, çfarë mendojnë qytetarët?
Pse nuk sillni këtu zërin e banorëve. Çfarë kanë thënë banorët, janë pro apo kundër reformës territoriale?! Prandaj, të nderuar kolegë, ju jeni sot përballë sfidës, për t’u treguar qytetarëve nëse jeni këtu për interesat tuaja apo të popullit. Ne jemi këtu për interesat e qytetarëve. Si mund të thoni ju që do të votojmë “pro”, ku keni 90% të banorëve kundër?
Me një karton jeshil të detyruar nga Edi Rama kërkoni që t’i fshihni nga harta e Shqipërisë. Shtetin e përcaktoni sipas kostumit të Edi Ramës, dhe interesit tuaj personal. Si mund të vini në këtë sallë dhe të bëni të kundërtën. Sigurisht që e votoni, sepse siç tha njëri nga ju në kafe “nuk na i mban…”, të tjerat i dini vetë”, tha Bardhi.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ 14 orë debat për ‘Territorialen’! PD: Po asgjësoni 15 bashki, duhet referendum! PS: Asnjë shërbim s’largohet! Sinaj pendohet, Braçe kritika të ashpra! Mbërrin Rama




