Shpëtim Gjika refuzon qeverinë për Reformën territoriale. Në kërkesën e dërguar nga qeveria ndaj kryetarëve të njësive vendore lidhur me ndarjen e re administrative, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika nuk i ka kthyer një përgjigje Ministrit të Shtetit Bledi Çuçi lidhur me dy variantet e miratuar për ndarjen e re territoriale. Sipas shkresës së depozituar në Kuvend për njësitë vendore të qarkut Vlorë, vihet re mungesa e përgjigjes së Shpëtim Gjikës por është ajo e kryetares së këshillit bashkiak Evis Allushi e cila shprehet pro ndarjes së re territoriale.
/Shqiptarja.com











