Bashkimi i Korçës me Maliqin, sipas hartës së re territoriale të miratuar një ditë më parë në një seancë maratonë në Kuvend, do ta rendisë bashkinë e re të parën në vend për nga sipërfaqja.

Deklarata u bë sot nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili nga Korça foli për ndryshimet që parashikon reforma administrative.

Sipas Peleshit, bashkia e re do të ketë një sipërfaqe prej 1 462 km2 dhe rreth 100 mijë banorë. Ai theksoi se shtrirja e madhe territoriale lidhet kryesisht me përfshirjen e fushës së Korçës dhe asaj të Maliqit në një njësi të vetme administrative.

Peleshi e vlerësoi bashkimin si një zhvillim pozitiv, veçanërisht për sektorin e bujqësisë, pasi administrimi i përbashkët do të përfshijë pothuajse të gjithë fushën e Maliqit, e dyta më e madhe në Shqipëri.

Kreu i Kuvendit u shpreh i bindur për përfitimet e reformës, ndërsa iu referua edhe skepticizmit që ekziston ende për këtë ndryshim, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të potencialeve territoriale dhe bujqësore të dy zonave.