Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me këshilltarët bashkiakë dhe qytetarët në Gjirokastër, ku u diskutua për shkrirjen e tre bashkive, Këlcyrë, Memaliaj e Libohovë.
Sipas kryeministrit Rama, kjo lëvizje bëhet në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE.
Në Gjirokastër, Rama sqaroi se Reforma Territoriale parashikon që në Këshillat Bashkiakë të ketë kuota të barabarta përfaqësimi të qyteteve përbërëse të bashkisë. Ai tha se qytetet do të drejtohen nga një drejtues, që do të jetë njëherësh edhe nënkryetar i bashkisë.
“Qëllimi është për të pasur një përqëndrim më racional të disa funksioneve që nuk i bëjnë dot bashkitë e vogla. Edhe të mëdhatë i kanë të vështira. Ndryshe nga sot, çdo qytet do drejtohet nga drejtuesi i qytetit, që do jetë njëkohësisht edhe nënkryetari i Bashkisë. Do ketë përfaqësuesit e vet në Këshillin Bashkiak. Do ndahet Këshilli Bashkiak me kuota, kaq kuota nga Libohova. Si do ja marrin buxhetin Libohovës që t’ja çojnë në Gjirokastër. Aty në Këshill Libohova do ketë përfaqësuesit e vet. E njëjta gjë në Memaliaj-Tepelenë. Ato janë dy qytete të barabarta. Jam shumë dakord që njësitë administrative sot nuk funksionojnë siç duhet, nuk bëjnë atë gjënë që janë të parët që duhet ta bëjnë”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
Pas Gjirokastrës, Rama shkon në Vlorë, takime me qytetarët për ‘Territorialen’! Pritet me protesta nga disa persona, Policia shoqëron Baki Goxhajn dhe tre protestues të tjerë (VIDEO)








