Përplasje në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe Elisa Spiropalit gjatë debateve për reformën territoriale. Bardhi i kërkoi Spiropalit të shpjegojë përse nuk dëgjon qytetarët, siç kishte propozuar në platformën e saj me 10 pika. Deputetja socialiste iu përgjigj se i qëndron çdo qëndrimi të shprehur në platformë dhe akuzave se u shantazhuan nga Rama që votojnë pro, iu përgjigj se ajo nuk kërcënohet.
"Nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetë e ça kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier", iu përgjigj Spiropali duke thumbuar kështu kolegen e saj, Belinda Balluku, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte në krye të qarkut të Fierit, si drejtuese politike e PS për këtë qark.
Gazment Bardhi: Shoh këtu një kolege (Elisa Spiropalin), e cila solli një platformë me 10 pika, ku thoshte se duhet të dëgjojmë qytetarët. Pse nuk i dëgjon sot qytetarët?
Elisa Spiropali: Të jesh i sigurt se nuk ka njeri këtu që mund të më shantazhojë mua. Dëgjo, se nuk je ti zëri i qytetarëve, se pretendon se je zëri i qytetarëve. Madje nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetë e ça kishe drejtues të Partisë Demokratike të lavdishme në Fier. As ata nuk më shantazhojnë dot se do të shkojnë aty ku kanë vendin dhe e them prapë.
Por po të them edhe diçka tjetër, që nuk mund të përdoret këtu çdo mikrofon, çdo platformë, çdo diskutim për të folur gjithmonë për të njëjtën çështje. Unë u qëndroj një më një gjërave që kam thënë në platformë dhe pa platformë. E kam prezantuar edhe në Asamblenë e Partisë Socialiste, ashtu siç ju nuk guxoni të thoni qoftë edhe një fjalë as në Kryesinë e Partisë suaj, as në mbledhje.
Ju s’keni parti, ju keni vetëm një njeri në krye. I kam dalë kundër kulturës së personalizimit dhe të kontrollit të pushtetit, nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror. Atë që ju e keni jo vetëm moto por e keni frymë. Ju jeni mishërimi i personalizimit ekstrem të pushtetit, deri në katandisje
Dhe unë i kam dalë kundër kësaj kulture sepse besoj se kemi mundësinë për ndryshim. Dhe mos i lidh çështjet që janë të palidhura, se të jesh i sigurt që të gjitha do të zgjidhen shumë shpejt.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ 14 orë debat për ‘Territorialen’! PD: Po asgjësoni 15 bashki, duhet referendum! PS: Asnjë shërbim s’largohet! Sinaj pendohet, Braçe kritika të ashpra! Mbërrin Rama




