LIBI- Ekspertë ndërkombëtar të antiterrorizmit paralajmërojnë se 11 avionët e rrëmbyer më parë  në Libi nga fondamentalistët islamik mund të përdoren për një sulm terrorist në përvjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA.

Oficerë të inteligjencës së SHBA druhen se avionët civil, të rrëmbyer një muaj më parë në aeroportin e Tripolit nga fondamentalistë islamik, mund të përdoren për të kryer akte terroriste në rajon. Në dy javët e fundit vetë qeveria e SHBA po shqyrton paralajmërimet mbi gjënden e degraduar në Libi, ndërkohë që ka përqëndruar vëmendien në mundësinë e përdorjes së avionëve të rrëmbyer për sulme që mund të kryhen qëllimisht më 11 Shtator të këtij viti.

“Në Libi, aktualisht, ndodhen avionë civilë të humbur, dhe ne e zbuluam më 11 Shtator se çfarë mund të ndodhi me avionë të rrëmbyer”- deklaroi për mediat një zyrtar i Shteteve të Bashkuara.

Sebastian Gorka, ekspert i antiterrorist, ka hedhur teorinë për mediat, se 11 avionët civilë, aktualisht nën kontrollin e militantëve islamik, mund të përdoren në dy mënyra për të sulmuar objektiva të ndryshëm në Afrikën Veriore apo në Arabinë Saudite:

“Taktika e parë mund të jetë ajo që u përdor në 11 Shtator, ku avionët civil u transformuan nga një  mjet i pafajshëm transporti  në raketa super precize dhe me fuqi të madhe. Ndërsa taktika e dytë mund të jetë përdorimi i këtyre avionëve, me shenja dalluese të transportit civil, si mjete mashtrimi me anë të cilëve mund transferohen terroristë të armatosur në lokalitete që janë të hapura vetëm ndaj mjeteve civile”-teorizoi për media të ndryshme, eksperti Sebastian Gorka.

Qeveria e Libisë deklaroi ditën e djelë se kishte humbur kontrollin e kryeqyteti, i cili ka rënë nën influencën e grupimeve rebele, duke përfshirë tek këta të fundit organizata fundamentaliste islamike si Ansar al Sharia dhe Libyan Daën. Ansar al Sharia, nga ana e saj, njihet të ketë lidhje të ngushtë me militantët e ISIS në Siri. Militantë që kanë ekzekutuar, me prerje koke, dy gazetarët amerikanë, James Foële dhe Steven Sotloff.

 Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)