Autoritetet italiane vijojnë aksionet për të ndaluar të gjithë të dyshuarit të cilët mund të kenë lidhje me grupe xhihadiste, apo persona të dyshuar si luftëtarë të huaj.

Mediat italiane bëjnë të ditur se dy vëllezër shqiptarë të moshës 26 dhe 23 vjec rezidentë në Potenza të Italisë si dhe një 49 vjecare ruse janë dëbuar nga Italia për arsye të sigurisë kombëtare.
 
Dëbimi u bë pas një hetimi që coi edhe në ndalimin e një luftëtari të huaj  cecen .

38 vjecari cecen  mendohet se ka qënë pjesë e grupit xhihadist  “Emiratet e Kaukazit’  të cilët natën 3 dhjetorit 2014 vranë19 persona në Ceceni. 

Mes të tjerash ceceni ka luftuar në rradhët e ISIS në Siri gjatë viteve 2014-2015.

Mediat italiane shkruajnë se tre të dëbuarit kishin lidhje me cecenin dhe ishin indoktrinuar prej. Madje 49 vjecarja ruse ishte trajnuar për veprime martirizimi, si përshembull sulme vetëvrasëse me eksplozive, një nga taktikat më të njohura të terroristëve.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com