Terrorizmi, qeveria frikë
nga sulmet biologjike

Terrorizmi, qeveria frikë<br />nga sulmet biologjike
TIRANE- Shqipëria duhet të përgatitet për të parandaluar ndonjë sulm bioterrorist, me anë sëmundjesh të ndryshme me origjinë mjedisore, vatrave të rrezikshme infective si dhe sëmundjeve ngjitëse. Këto janë përgjegjësitë e disa prej institucioneve shqiptare, që parashikohen në strategjinë ndërsektoriale të luftës kundër terrorizmit, 2011-2015, të hartuar nga qeveria shqiptare. Sipas detyrave konkrete të dhëna për disa ministri të linjës, përveç atyre që kanë të bëjnë me parandalimin dhe zbulimin e akteve terroriste, nga disa prej ministrive, në një vend u lihet detyrë ministrive të Mjedisit, Shëndetësisë dhe Bujqësisë që të përgatiten për bioterroterizmin dhe sulmeve me sëmundje ngjitëse.

Sipas dokumentit të hartuar nga qeveria shqiptare, Ministria e Mjedisit duhet të analizojë problemet mjedisore dhe vatrat e rrezikshme nga ku mund të vijnë pasoja infektive të rënda; Ministria e Shëndetësisë duhet të ndjekë me përparësi funksionimin e sistemit të njoftimit, izolimit apo transportimit të mostrave biologjike, si dhe analizimin e medikamenteve për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse me karakter të veçantë dhe të mbrojtjes nga rrezatimet; ndërsa Ministria e Bujqësisë duhet të monitorojë masat ligjore e normative për parandalimin e përhapjes së rrezikut bioterrorist, kryesisht efekteve të sëmundjeve të ndryshme me origjinë mjedisore.

Strategjia në fjalë miratuar me vendimin nr.675, datë 6.7.2011 kërkon që të përgatisë vendin për të mos u kthyer në vatër të terrorizmit. Por ndërsa në këtë dokument të hartuar edhe për katër vitet e ardhshme, qeveria paralajmëron për rreziqe të sulmeve bioterroriste, duke patur kujdes për mjedisin, trafikun e lëndëve radioaktive dhe materialeve të tjera të pakontrolluara, dy muaj më parë, në Kuvend, me shumicën e votive të shumicës I kaluar ligji për plehrat, që lejon kompanitë shqiptare të importojnë mbeturina urbane për të plotësuar nevojat e industrisë ricikluese në vend, që ka nevojë për mbeturina letre, plastike, apo metali për të vijuar biznesin.

Ambientalistët janë shprehur kundër ligjit, duke theksuar me forcë se Shqipëria ka aktualisht rreth 1 milionë tonë mbeturina të shpërndara në çdo cep të vendit, dhe që përbëjnë një bombë ekologjike për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, mbetet shetësimi se me mbeturinat urbane, do të vijnë edhe plehrave të rrezikshme me përmbajtje lëndësh radioaktive.
Terrorizmi
Në dokumentin shumëfaqësh, megjithëse theksohet se Shqipëria nuk është prekur nga sindroma e terrorizmit, pranohet se ka patur disa fenomene të ekstremizmit dhe terrorizmit në Shqipëri, shumica të futur pas futjes në Shqipëri të personave të pakontrolluar dhe ekstremistë, kryesisht nga vendet arabe, të cilët nën petkun fetar ndikuan në përhapjen e rrymave të ndryshme ekstreme; niveli i ulët ekonomik, veçanërisht në shtresa të caktuara që shërbyen si ambiente për përhapjen dhe përqafimin e fenomeneve ekstremiste.

Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, qeveria shqiptare thotë se në Shqipëria janë evidentuar raste të lidhura me ekstremizmin, siç janë individët e dyshimtë dhe aktivë, si lidhje të Xhihadit dhe udhëheqësit të tyre shpirtëror Bin Laden, personat e dyshimtë vendas dhe të huaj, që krahas leksioneve teologjike u trajnuan edhe nëpër kampe fushimi, si luftëtarë të Xhihadit Islamik. Sipas qeverisë, për vitin 2006-2008, u arrestuan dhe çuan në gjykim disa organizata kriminale, të cilat në përmbajtjen e tyre kriminale kanë përgatitur dhe kryer edhe akte të mprehta kriminale të cilësuara "terroriste".

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës shpall moskopetencën për 21 Janarin, ia dërgon dosjen SPAK-ut