Kërkesa ndaj volejbollistet Nayara Ferreira për t’iu nënshtruar një analize të përcaktimit të gjinisë ka qenë akt diskriminues nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Në këtë përfundim ka arritur Komisioneri për Mbrojtjen dhe Diskriminim, që ka shqyrtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në fund të tetorit. Në të thuhet se federata e pezulloi brazilianen Nayara pa fakte, por përmes dyshimeve, stereotipeve apo paragjykimeve.
Për rrjedhojë federata shqiptare e volejbollit duhet hartojë dhe miratojë një procedurë të posaçme, jo diskriminuese për trajtimin e çështjeve të papërshtashme që lidhen me gjininë dhe karakteristikat e seksit, duke garantuar kritere objektive dhe kofidenciale. Në rast se kjo nuk ndodh në harkun e 30 ditëve atëherë federata do të gjobitet.
Sipas këtij komisioni kjo ngjarje duhet të shërbejë edhe për federatat e tjera, që të rrespektojnë të drejtat themelore të njeriut, ndërsa çështja po shqyrtohet edhe në CAS pas kërkesës së sportistes.

Vendimi i Komisionerit për Mbrojtjen dhe Diskriminimin
Komente









Nuk e kuptuam a kishte ate qe permendi Kumbaro apo ate qe nxorri sulltani tek plazhi i nudisteve or teeeejjjjj
Përgjigju