Testimi, 4300 mësues në provim më
21 janar, kryeson Korça me aplikime

Testimi, 4300 mësues në provim më<br />21 janar, kryeson Korça me aplikime
Më 21 janar do të testohen 4300 mësues, të cilët kanë dorëzuar dosjet dhe kanë aplikuar në portalin mësues për Shqipërinë.

Gerti Janaqi, drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, sqaroi edhe detajet që do të shoqërojnë këtë provim, ku këtë vit numrin më të lartë të aplikantëve e zë Korça me 539 aplikime.

‘’Deri në momentin që flasim janë 4300 persona që kanë aplikuar nga e gjithë Shqipëria. Kemi tendencë që nuk është vetëm Tirana qarku i cili synohet nga aplikantët. Këtë vit kryeson Korça me 539 aplikime, më pas është Elbasani dhe Fieri’’,-u shpreh Janaqi. 

Dosjet fizike janë dorëzuar deri në datën 23 nëntor të vitit të kaluar, ku këtë vit aplikantëve iu janë vënë në dispozicion 17 programet orientuese për 17 profilet e mësuesëve që do të testohen.

 ‘’22 mjedise të cilat janë të shpërndara në çdo drejtori arsimore. Në këto mjedise zhvillohet provimi i cili administrohet nga përfaqësues të deleguar nga Ministria e Arsimit. Tekset rikthehen më pas për t’ju nënshtruar procesit të korrigjimit’’,-u shpreh Janaqi. 

Korrigjimet do të bëhen në kohë reale rezultatet do të shpallen online në portalin mësues për Shqipërinë brenda 2 ose 3 javëve. Çdo kandidat mund të ndjekë procesin e rekrutimit online.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare