Testimi i mësuesve, pezullohen 51
agjenci, Nikolla: Shisnin kredite 

Testimi i mësuesve, pezullohen 51<br />agjenci, Nikolla: Shisnin kredite 
51 agjenci private të akredituara që pajisnin me kredite mësuesit në të gjithë vendin janë pezulluar nga Ministria e Arsimit.

Masa ndaj agjencive është marrë 1 javë pas shpalljes së rezultateve të testimit të mësuesve rezultatet e të cilëve ishin shumë të dobëta.

Sipas Ministres së arsimit Lindita Nikolla në këto agjenci nuk kishte trajnim, por blerje kreditesh pa shkuar asnjë ditë.

Kemi pezulluar veprimtarinë e 51 agjencive private që ishin në sistem për të realizuar kualifikimin e mësuesve. Jo të gjitha agjencitë vepronin konform standardeve për të cilat ishin akredituar dhe në jo pak raste ato vepronin si agjenci shitblerjesh kreditosh dhe jo kualifikimi të mësuesve” ka thënë Nikolla.
 
Nikolla tha se ndryshe nga sa u propagandua nga opozita se testimi do shërbente për largime masive të mësuesve nga vendi i punës nga puna rezultoi testim efektiv për nevojat e tyre pasi rezultate në provimin e shtetit e kandidatëve për mësues janë shumë të ulëta.

Për të përforcuar dhe përmirësuar pozitat e forta të mësuesve në sistem, për të qenë krah tyre dhe për të bërë më të mirën, jo përmes ideve të forta apo spektakleve e tribunave për reformë në emër të reformës, por për një ndërhyrje që kanë pasur nevojat që vijnë pas emrit të çdo mësuesi në çdo shkollë e kështu me radhë” ka thënë Nikolla.

Për këtë arsye pritet të miratohet një skemë e re për kualifikimin e arsimtarëve në vijim.

Gjatë konferencës së parë ndërkombëtare mbi forumin dhe zhvillimin profesional të mësuesve Nikolla nuk mohoi nivelin e ulët të mësuesve ndërsa para përgjegjësisë ka vënë edhe universitetet.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën