Tetë kandidatë në garën për Ferizajn

Tetë kandidatë në garën për Ferizajn
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka certifikuar kandidatët për Kryetar Komune për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që do të mbahen në komunën e Ferizajt, më 29 prill 2012.

Mirajdije Mavriqi, drejtoreshë e Zyrës së Partive Politike dhe Certifikim, e ka informuar KQZ-në se më 3 prill 2012, ZRPPC ka përfunduar procesimin e aplikacioneve për certifikim të tetë (8) subjekteve: gjashtë (6) parti politike, një (1) Iniciativë Qytetare dhe një (1) kandidat i pavarur. Bazuar në procedurat ligjore, Subjektet Politike paraprakisht kanë paguar të gjitha gjobat që i janë shqiptuar nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa, KQZ-ja ose Zyra e Regjistrimit të Partive Politike.

Subjektet politike kanë parashtruar formularin e plotësuar të Kërkesës për Certifikim.

Kryetari ose përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik, ka nënshkruar deklaratën e Kodit të Mirësjelljes të përcaktuar nga KQZ-ja në Rregullën e Zgjedhjeve nr. 11/2009, në emër të subjektit politik.
Subjekti politik, ka parashtruar versionin e shtypur dhe elektronik të listës së kandidatëve për zgjedhje të nënshkruar nga kryetari apo personi kontaktues. Subjektet politik ka parashtruar Formularin e certifikimit të kandidatit dhe formularin e publikimit financiar të kandidatit.

Po ashtu, është verifikuar kandidati në Listën e Votuesve në pajtueshmëri me nenin 29.1 të Ligjit nr. 03/L-073 dhe nenit 9 të Ligjit 03/L-072.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e kanë verifikuar listën dhe i kanë certifikuar këta kandidatë: Naim Ferati (AAK), Ramadan Hasani (AKR), Ramadan Emini (LB), Adem Salihaj (LDK), Bujar Ademi (PD), Agim Aliu (PDK), Faton Topalli (VV), Rrahim Sadiku (kandidat i pavarur).
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie