'Akull' në 'Tetorin Gjerman', Meta i ftohtë me Ramën, kokë më kokë me Ruçin (FOTO+VIDEO)

Prej kohësh kryeministri Rama dhe presidenti i vendit Ilir Meta kanë hedhur akuza ndaj njëri tjetrit, dhe marrëdhënia e tyre ka qenë e akullt. Pas një lufte politike, e cila prej disa muajsh ka përplasur insitucionalisht disa herë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, ata sot u gjenden në të njëjtin vend vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Edhe sot, pavarësisht se janë bërë bashkë në organizimin e Ambasadës Gjermane me rastin e 3 tetorit që shënon bashkimin e Gjermanisë, marrëdhënia e Ramës dhe Metës ka vijuar e ftohtë, pa asnjë shikim apo shtrëngim duarsh.

Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, së bashku me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Por ndryshe nga socialistët e tjerë, Meta është takuar 'kokë më kokë' me Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Presidenti ka bërë edhe një reagim në rrjetet sociale në lidhje me këtë event të organizuar nga Ambasada Gjermane, ku ka shpërndarë edhe disa foto nga eventi. Presidenti është kujdesur që në foto në asnjë vend të mos duket kryeministri Rama, ndërkohë me Ruçin ka postuar një foto ku shihen bashkë.

Pas nismës së kuvendit për shkarkimin e tij si shkelës i rëndë i kushtetutës, Ilir Meta ka hedhur edhe publikisht akuza të rënda në drejtim të qeverisë, duke e quajtur “shtet të propagandës dhe PPP-ve”.

"Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t'i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman. Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!" ka shkruar Meta krahas fotove të publikuara.

Aktivitet e “Tetorit Gjerman” do të vijojnë gjatë të gjithë muajit me shtrirje kulturore, artistike, sociale dhe politike. Tetori Gjerman është shndërruar tanimë në një eveniment të për vjetshëm në jetën kulturore të Shqipërisë dhe gëzon një efekt të qartë identifikimi  si i tillë. Ai simbolizon angazhimin e madh të Gjermanisë në Shqipëri dhe marrëdhëniet intensive gjermano-shqiptare.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur