Tetori rozë/ Koncert në sheshin 'Skëndërbej', Manastirliu: Në 3 javë, 3000 gra kanë bërë mamografisë (VIDEO)

TIRANË- Në sheshin "Skënderbej" në Tiranë u zhvillua koncerti “rozë” ku përmes tingujve muzikor u përcollën edhe mesazhe sensibilizuese ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit. Në nisje të koncertit Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se falë kësaj fushate në 3 javë rreth 3000 gra kanë mundur të realizojnë ekzaminimin e mamografisë.

"Për gjatë tre javëve të para të kësaj fushate, 3000 gra kanë realizuar ekzaminimin e mamografisë. Janë 3 mijë gra dhe nëse e krahasojmë me një mesatare mujore, janë tre herë më shumë. Pra vetëm me pak ndërgjegjësim, duke iu bashkuar kësaj fushate, ne kemi arritur të trefishojmë numrin e grave që të bëjnë mamografisë. Sigurisht kemi ende shumë për të bërë, ndaj do të ngulojmë me programin tonë të diagnostikimit dh kontrollit të hershëm të kancerit të gjirit", tha Manastirliu.

Kanceri i gjirit është një sëmundje që është përhapur shumë kohët e fundit, por nëse ajo arrihet të ekzaminohet në kohë, beteja mund te fitohet. Tetori është cilësuar si muaji rozë, kushtuar ndërgjegjësimit të femrave për të kryer mamografinë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië