Teuta mbetet pa sulmues, tjetër lojtar shpall 'divorcin' me bregdetarët

Teuta mbetet pa sulmues, tjetër lojtar shpall 'divorcin' me bregdetarët

Rubin Hebaj

Rubin Hebaj nuk është më pjesë e Teutës në Superligë. Sulmuesi 24-vjeçar largohet pas një viti nga durrsakët, teksa u rikthye me "Djemtë e Detit" në janarin e 2022 pas aventurës me Shkëndijën.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari në rrjetet sociale. "Nga sot nuk jam më pjesë e KF Teuta. I uroj klubit suksese në të ardhmen. Faleminderit Teuta", shkruan Rubin Hebaj.

Shkodrani luajti 15 ndeshje këtë sezon me Teutën, teksa shënoi vetëm një gol dhe dhuroi dy asiste. I dalë nga moshat e Vllaznisë, 24-vjeçari ka luajtur edhe për ekipin e parë të kuqebluve, teksa ka qenë pjesë edhe e Domzale, Partizanit, Vorskla Poltavës dhe Shkëndijës. Pas largimit të sulmuesit Kapllani, tanimë nga Teuta largohet edhe Hebaj.

Postimi i Rubin Hebaj

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrsni: 05/01/2023 19:00

    Nje gol dhe dy asise! ky esht e ardhmja e futbollit Shqiptar ha ha ha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb