Po edhe gratë e Nartës tregojnë për këtë histori sa tragjike aq edhe të pabesueshme. Dhimbja e tyre për shoqet bëhet më e rëndë, kur kujtojnë se edhe disa prej tyre vazhdojnë të jetojnë vetëm.
Të parën grua që takojmë, ishte Teuta. Kur merr vesh që jam gazetare, nxitoi të thoshte, “Nuk jam Teuta, e kam emrin Tefta”. Ajo e kuptoi se për çfarë do të bisedonim dhe shmangu bisedën, por nuk ndenji pa zbrazur mllefin.
-Kam vuajtur tërë jetën, kam punuar në kripë, që ishte më keq se miniera, por këto vuajtje shpirtërore që po kalojmë në këto vitet të fundit të jetës. Me këto çfarë po shohim e dëgjojmë, është kot të rrosh.
I njoh të gjitha ato që ju ka ndodhur e keqja, janë sa unë, por edhe më të moshuara, pra mbi 75 vjeç. Nuk e kanë marrë veten nga ajo çfarë u ka ndodhur dhe nuk e kuptoj se çfarë shteti është ky që bën sehir me këtë krim të shëmtuar.
Nga marazi një shoqja jonë vdiq para kohe nga brenga, nga turpi, pse doli edhe në gjykatë dhe autori u dënua. Ishte një djalë i ri, kurse ajo ishte gjyshja e tij në moshë.
Ju jetoni vetëm?
Po, po, fëmijët janë në emigrim, kanë familjet e tyre, unë dhe të gjitha ne jemi në shtëpitë tona. Përse të na rrezikohet jeta, ku është siguria e qytetarit, aq më tepër e të moshuarve, që janë në prag të vdekjes? Unë për vete kam një levë pas derës, jam shumë e ndjeshme dhe nëse më vjen rradha mua, do ta bëj përshesh me levë..
Pas rastit të fundit vendosëm me kunatën që të kalojmë natën bashkë, njëherë tek njëra dhe njëherë tek tjetra. Kështu, nëse sulmohemi të dyja bashkë ne e shqyjmë mostrën. Që na nxiu këto vitet e fundit të jetës. Ja e shkreta Kaliopi, vdiq para një viti, ju shkurtua ymri nga ajo që i ndodhi. Në fund të fundit, përse duhet të rrosh, pas përdhunimit? Ne gratë e moshuara të Nartës lusim Zotin vetëm për një gjë: Të vdesim me nder.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com