Thaçi: Kuvendi ta votojë Gjykatën
Speciale, raporti i Marty spekulativ

Thaçi: Kuvendi ta votojë Gjykatën<br />Speciale, raporti i Marty spekulativ
PRISHTINË- Themelimin e Gjykatës Speciale kryeministri Hashim thaçi  e ka arsyetuar me nevojën për ta pastruar Kosovën nga pretendimet që përmend raporti i Dick Marty mbi krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dhënë fund heshtjes për Gjykatën Speciale, e cila pritet të gjykojë personat përgjegjës për krimet më serioze që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998 - 2000 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që janë të evidentuara në raportin e senatorit Dick Marty.

“Kemi vetëm një opsion – ai është që të bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në, me BE-në dhe ta formojmë këtë Gjykatë Speciale, e cila do të jetë nën juridiksionin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi në një intervistë për “Koha Ditore”.

Themelimi i saj ka thënë të jetë padrejtësi për Kosovën, megjithëkëtë ka shtruar nevojën që Kuvendi të votojë pro themelimit të këtij mekanizmi ndërkombëtar të drejtësisë.
Në raportin e Martyt, që inkriminon UÇK-në, është përmendur edhe vetë Thaçi. Por, kryeministrin raporti është spekulativ  ‘spekulativ’.  “UÇK-ja ka bërë  luftë të pastër dhe të drejtë”. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë