Thaçi:S’barazohet gjenocidi serb
me krimet individuale në Kosovë

Thaçi:S’barazohet gjenocidi serb<br />me krimet individuale në Kosovë
Nuk do të rrimë duarkryq nëse Gjykata barazon krimet e Serbisë me veprimet e individëve të shtypur. Është ky paralajmërimi që ka bërë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua për raportin e radhës së sekretarit të përgjithshëm Ban ki-Moon lidhur me situatën në Kosovë.

“Ne në Kosovë nuk do të lejojmë që historia jonë të rishkruhet për të turbulluar dallimin në mes të shtypësit dhe të shtypurit. Ne do të mbrojmë trashëgiminë e luftës sonë, lirinë e Kosovës dhe pavarësinë tonë. Nuk ka kosovarë, përfshirë këtu edhe veten time, i cili do të qëndrojë duarkryq dhe të lejojë që gjykata jonë speciale të barazojë veprimet gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit, ish-Presidentit të Serbisë, me veprimet e dëshpëruara e kriminale të individëve të komunitetit të shtypur, të kryera gjatë ose pas luftës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur edhe nga intelektualët serbë. Thjesht dhe qartë kjo luftë e Serbisë ishte një fashizëm i pastër”, tha Thaçi në KS të OKB-së.
 
Ndërkaq kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO ka shkaktuar replika mes dy ministrave të jashtëm të Kosovës e Serbisë, veçanërisht pas lobimit të Ivica Daçiç për ta penguar këtë proces.
“Përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, janë të papranueshme për Serbinë. Të mos harrojmë se rezoluta 1244 e OKB-së nuk e njeh Kosovën si shtet. Nëse injorojmë këtë rezolutë, injorojmë vetë Kombet e Bashkuara”, ka thënë Daçiç.

Zëvendëskryeministri i Serbisë deklaroi se nga viti 1999 deri më sot, 236 kisha, manastire dhe objekte të tjera kulti, janë bërë pjesë e sulmeve të ndryshme në Kosovë.
Gjatë mbledhjes, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje anëtarëve të OKB-së që të mbështesin peticionin e nënshkruar nga më shumë se 150,000 qytetarë për drejtësi për gratë e përdhunuara gjatë luftës.

Zëvendëskryeministri ftoi vendet e Bashkimit Evropian që të nënshkruajnë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën në muajin shtator duke theksuar se izolimi i Kosovës nuk i shërben aspak procesit të integrimit.

Nga ana tjetër Thaçi shtoi se qeveria në Prishtinë ka marrë masa të fuqishme për të ulur numrin e emigrantëve dhe azilkërkuesve kosovarë. Thaçi nuk kurseu as ironinë ndaj homologut të tij serb duke i thënë se meqë ka lindur në Prizren mund të aplikojë për të marrë pasaportën e Kosovës pasi lejohet dyshtetësia.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu