Në vijim të vizitës zyrtare në Tiranë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar shkrimtarin Dritëro Agolli me medaljen "Urdhri i Pavarësisë". Thaçi vizitoi shtëpinë e shkrimtarit me rastin e 85-vjetorit të tij të lindjes, ku edhe i dorëzoi dekoratën si kontribut të tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne”, i tha Thaçi Agollit.
Gjatë takimit me Presidentin Thaçi, shkrimtari Dritëro Agolli i ka bërë apel politikës që të rrisin nivelin e demokracisë në parlament dhe kundërshtarët dhe debatuesit politik të mos i konsiderojnë në armik. Kur të arrihet kjo atëherë Shqipëria dhe Kosova do të ecin përpara.
"Unë mendoj që duhet një kulturë e gjerë demokratike me gjithë kuardot, në parlament dhe kudo. Kulturë demokratike që, ai i cili kundërshton, është kundërshtar me dialog, nuk është kundërshtar armik. Ne ngatërrojmë kundërshtarin që dialogon me kundërshtarin armik. Kur të ngrihet kultura demokratike do të arrijmë të shpëtojmë nga zënkat, ndonjëherë edhe rrahjet të të dy forcave që janë kryesore", u shpreh Agolli.
Gjithashtu, Agolli u shpreh i bindur se Kosova do të përparojë. Agolli tha se politika përfshihet zakonisht nga debatet e sherret, por kur diskutohet për Kosovën kjo nuk ndodh.
“Kam besim se Kosova në një të ardhme të afërt do ua kalojë të gjitha vendeve sepse ka përgatitur kuadro në të gjithë fushat, emigrimi ka bërë mirë. Ju keni shumë kuadro në fushën e mjekësisë, të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur. Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni. Edhe ne si shtet shqiptar përtej Drinit bëjmë punën tonë. Shpeshherë ata në Parlament zihen, por vetëm për Kosovën nuk zihen. Vetëm kur bie llafi për Kosovën nuk ka sherr. Gjithmonë do përpiqem të punoj për të ngritur lart Kosovën”, u shpreh Agolli.
“Një nga kujtimet më të mira që kam. Mua vërtet m’u bë qejfi dhe ju falënderoj që me bëtë këtë nderim. Nuk kam jetë të gjatë, por po them këtë që do të përpiqem të luftoj e të punoj për ngritjen lart të Kosovës”, shtoi Agolli.
Veç Dritëro Agollit, Presidenti i Kosovës dekoroi edhe 12 personalitete të tjera, një pjesë e të cilëve pas vdekjes.

Me Urdhërin e Pavarësisë u dekoruan:
Dritëro Agolli
Xhevahir Spahiu
Moikom Zeqo
Shaban Sinani
Ekrem Bardha
Vladimir Prela, pas vdekjes
Sabri Godo, pas vdekjes
Ndërsa me Urdhërin Presidencial për Merita u dekoruan:
Naim Zoto
Agim Doçi
Gjok Beci, pas vdekjes
Eduard Mazi
Fatime Sokoli, pas vdekjes
Edmond Zhulali
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO