PRISHTINË - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në një takim sot delegacionin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë në Asamblenë Nacionale të Republikës së Francës i cili gjendet për vizitë disa ditore në vendin në Kosovë.
Gjatë takimit , Thaçi shprehu mirënjohjen për ndihmën e pakursyer që ka dhënë Franca në shumë sfera e në proceset më të rëndësishme të vendit tonë. Ai mori prej tyre rikonfirmimin se kjo mbështetje do vazhdojë në mënyrë intensive edhe në të ardhmen.
Delegacioni i grupit të Miqësisë Kosovë-Francë e siguruan Thaçin se do angazhohen me përkushtim në mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës për të arritur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe Partneritetin për Paqe në NATO.
Gjatë takimit u diskutua edhe për shtimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë duke përmendur rastin e suksesshëm të projektit të investimit francez në Brezovicë dhe duke biseduar se çfarë veprimesh të tjera mund të ndërmerren që ky rast të pasohet nga të tjerë investitorë seriozë francez./ATSH/
/Shqiptarja.com