PRISHTINË.- Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pas takimit sot me Presidenten Atifete Jahjaga, deklaroi se "ishte një takim korrekt me zotime e përkushtime për të lehtësuar arritjen e një marrëveshje".
"Qëndrimi i PDK-së është qëndrim tashmë i njohur, respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese", theksoi lideri i partisë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit.
"Edhe sot ftoj spektrin politik që të reflektojë e të kuptojnë që marrë veshja arrihet përmes komunikimit", u shpreh Thaçi per median.
Presidentja Jahjaga, po zhvillon sot një raund të pestë me liderët e partive politike parlamentare të Kosovës, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve dejt krijimit të institucioneve të zgjedhjeve të para katër muajve.
PDK përfaqësohej edhe nga nënkryetarët Kadri Veseli e Hajredin Kuçi, ndërsa priten edhe takime të tjera gjatë pasdites./ATSH/
/Shqiptarja.com