/ATSH/.- Zv/kryeminsitri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se "ministri i jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz është përkrahës i madh i integrimit të Kosovës në BE, ndërsa së shpejti do të marrë edhe një rol përkrahës konkret për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës". Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi bën të ditur se sot kishte një takim të përzemërt me Ministrin e Jashtëm austriak Sebastian Kurz.

"Është vizita e parë bilaterale bërë në Prishtinë për vitin 2015 dhe ishte një mundësi e mirë për një bisedë më të thellë për konsolidimin politik dhe ekonomik të Kosovës", shprehet Thaçi.

Thaçi nënvizon se gjatë takimit biseduam për nxitjen e investimeve të mëtejshme austriake në Kosovë, si dhe përkrahjen e Vjenës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë", shton kryediplomati kosovar.

"E njoha edhe me përgaditjet tona në kuadër të procesit të Berlinit dhe për samitin ministerial të Prishtinës të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në mars. Ky takim do të jetë edheplatformë parapërgaditore për Samitin në Vjenë ku do të jetë prezente edhe Kancelarja Merkel", thekson Thaçi.