Thaçi:Mbreti Abdullah mori vendimin e hershëm për njohjen e Kosovës


PRISHTINË, 25 Janar /ATSH/.-Zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerëson faktin se Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite mori vendimin e hershëm për njohjen e Kosovës.
"Dje në Arabinë Saudite filluan ceremonitë e ngushëllimeve për vdekjen e Mbretit Abdullah. Lider botërorë ishin në Rijad, ku isha prezent dhe unë në emër të popullit të Kosovës, për të nderuar mbretin e ndjerë Abdullah", bën të ditur Thaçi.
Ai thekson se i ka shprehur Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud ngushëllimet më të sinqerta të shtetit të Kosovës dhe popullit të Kosovës për vdekjen e njërit prej burrështetasve më të mëdhenj të botës arabe.
"Mbreti i ndjerë Abdullah mori vendimin e hershëm për njohjen e Kosovës, por ka ndihmuar shumë edhe në lobimin për njohje në Gjirin Persik dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik", shkruan Thaçi sot në 'Facebook".
"Kosova, në veçanti por edhe bota më e gjërë shqiptare ka respekt për Shtëpinë Saud dhe ndihmën e madhe që ka ofruar për shtetet tona", shprehet zv/kryeministri e ministri i Jashtëm kosovar./b.j/f.n/
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë