/ATSH- I. Vata/-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ku u vlerësua progresi i arritur i Kosovës dhe hapat e rëndësishëm që ka ndërmarë në implementimin e marreveshjeve dhe promovimin e paqes në Ballkan.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi, nëpërmjet një postimi sot në statusin e tij Facebook, duke shkruar për takimin me shefen e diplomacisë së BE-së Mogherini, shprehet se "Mbrëmë takova shefen e diplomacisë së BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën u pajtuam për progresin që Kosova ka shënuar në rrugëtimin europian. Po, ashtu pajtuam për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe implementimit të marrëveshjeve, themelimin e Gjykatës Speciale si dhe për suksesin e Prishtinës në organizimin e Konferencës së Ballkanit Perëndimor".
"Kosova u konfirmua si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe këto rezultate duhet të kurorëzohen me nënshkrimin e MSA-së para verës dhe liberalizimin e vizave benda këtij vitit. HTH", shkruan Thaçi.