Thaçi në Paris, takime me delegatët e shumicës së shteteve të UNESCO-s


 
PRISHTINË, 18 Shtator /ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për vizitë zyrtare në Francë, ku do të
takohet me delegatët e shumicës së shteteve të UNESCO-s.
Në një postim në rrjetin social Fcaebook, Thaçi shprehet se "erdha në Paris për t'u takuar dhe koordinuar me delegatët e shumicës së shteteve në UNESCO. Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO mbetet prioritet për diplomacinë kosovare".
Kërkesa për aplikim për anëtarësim të Kosovës në UNESCO është nënshkruar nga 44 shtete anëtare të kësaj organizate, që përbën një numër rekord në historinë e re të UNESCO-s.
Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në 3 tetor, ndërsa Asambleja e Përgjithëshme e UNESCO-s pritet të votojë në javën e parë të nëntorit, ku do të kërkohen 2/3 e votave për pranimin e Kosovës në këtë agjenci të OKB-së./

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK