/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, e cilësoi sot veprën e familjes Jashari si kthesën historike, që populli ynë e aspironte me shekuj të tërë.
"Sot në Prekaz kujtuam heroizmin e familjes Jashari. Vepra e tyre e jetësoi kthesen historike, që populli ynë e aspironte me shekuj të tërë. Sakrifica sublime e Jasharajve në marsin e vitit 1998 është rast i pashembullt i dashurisë e vetëmohimit për atdheun dhe na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e republikes sonë të re. /Kosovapress/