Thaçi vizitë zyrtare në Paris, takim me homologun francez për liberalizimine vizave


PRISHTINË, 7 Qershor /ATSH/.- Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Paris, ku do të pritet nga homologu i tij francez, Laurent Fabius.
Njoftimi i MPJ-së kosovare dërguar nga Parisi bën të ditur se, në takimin me ministrin e Jashtëm të Francës, Fabius, zëvendësministri Thaçi do të diskutojë për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës, për mbështetjen franceze dhënë nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Zëvendëskryministri Thaçi do të takohet edhe me përfaqësuesin e qeverisë franceze për marrëdhëniet ekonomike Francë-Ballkan, Alain Richard, me të cilin do të diskutojë për nxitjen më të madhe të investimeve nga biznesmenët francezë në të gjithë sektorët ekonomikë në Kosovë. Ndërsa, në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, zëvendëskryeministri Thaçi do të takojë edhe shumicën e ambasadorëve të shteteve anëtare të UNESCO-s, duke përfshirë ata të Gjermanisë, Turqisë, Austrisë, Holandës, Katarit, El Salvadorit dhe Shqipërisë, prej të cilëve do të kërkojë përkrahje përmes lobimit për pranimin e Kosovës në UNESCO./b.j/ /a.g/
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie