Thasë si kokaina e Elbasanit
Sekuestro kompanisë në Shkozet

Thasë si kokaina e Elbasanit<br />Sekuestro kompanisë në Shkozet
TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda bie në gjurmët e kompanisë me të cilën dyshohet se është futur kokaina e përzierë në Shqipëri për të përfunduar në Xibrakë të Ebasanit nga ku më pas përpunohej.

Në sekuestron preventive për llogari të hetimeve janë vënë dy magazina në Shkozet të Durrësit në pronësi të shtetasit Artan Thartori, administrator i kompanisë së import-ekzportit "Alba group Abat".

Hetuesit thanë për A1 Report se gjatë kontrollit të ushtruar në këto magazina janë gjetur thasë të me të njëjtat parametra dhe imazhe, si ato me të cilën u sekuestrua kokaina në Xibrakë dhe përzierësit e dyshuar.

Burime nga policia thanë se sekuestro preventive është ekzektuar ditën e dielë në magazinat e Thartorit, i cili ka mohuar të ketë lidhje me trafikun e drogës ndërsa ka shpjeguar se porositë për 10 ton produktet pesticide dhe ato të regjies së lëkurave te gjetur brenda magazinës dhe te sekuestruar, i porosiste online.

Aktualisht ndaj Administratorit të kompanisë së import-eksportit me seli në shkozet të Durrësit nuk ka asnjë masë sigurie, ndërsa prokurorët e dosjes "Kokaina" thanë se janë në pritje të përgjigjeve nga kompanitë celulare për të zbardhur tabulatet nëse Artan Thartori ka komunikuar me personat e arrestuar më 14 janar në perfieri të Elbasanit.

Aktualisht në pranga nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës pas operacionit Xibraka janë 9 persona, mes tyre dhe nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki