Thellohet ngërçi! Pak shpresa për heqjen e vetos ndaj Shkupit, analisti Panchev për Report Tv: Qeveria bullgare po bie, një prej partive në koalicion është tërhequr

TIRANË- Një prej partive në koalicion me qeverinë bullgare është tërhequr, ku tre ministra të partisë populiste u larguan nga qeveria. Analisti Anton Panchev në një lidhje për Report Tv tha se qeveria bullgare mund të bjerë.

“Ndoshta qeveria bullgare do të bjerë. Ne e dimë se është e përbërë nga katër parti koalicioni qeverisës, por sot njëra prej partive i ka tërhequr ministrat e vet. Qeveria mund të bjerë dhe kjo situatë dominon politikën e brendshme, por edhe të jashtme bullgare”, tha Panchev.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Panchev tha se pjesë e ministrave që janë tërhequr është edhe Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska. Sipas analistit, kjo mund të sjellë edhe thellim të ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nuk varet nëse a është qeveri jonë në dorëheqje a do ketë një qeveri teknike e emëruar nga presidenti, nuk është e qartë. Nuk do të keq ndikim negativ, por mund të ketë ndonjë zëvendësim sepse ministrja e jashtme është na partia që ka dhënë dorëheqje. Presim ndryshime, mund të ketë ndonjë ngecje në këtë proces”, u shpreh ai.  

Situata në të cilën ndodhet politika bullgare ka pak shpresa për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar kështu edhe në rrugëtimin europian të vendit tonë. Pas dorëheqjes së një prej partive, Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, tha se do të vazhdojë drejt një qeverie të pakicës.  Koalicioni qeverisës me katër parti posedon134 vende në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë e cila ka në total 240 vende, por pa mbështetjen e 25 ligjvënësve të Trifonov, kryeministri mbetet pa një shumicë të nevojshme.

Kreu i partisë ITN, Slavi Trifonov tha se u tërhoq nga koalicioni me qeverinë për shkak të mosmarrëveshjeve me rishikimin e buxhetit të shtetit të propozuar nga kryeministri, duke e akuzuar atë se po çon vendin drejt falimentimit duke ngritur borxhe të reja. Trifonov akuzoi gjithashtu kryeministrin se ka injoruar interesat kombëtare të Bullgarisë duke bërë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ajo të mund të fillojë bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian.

Në kushtet kur brenda këtij muaji përfundon presidenca franceze e Këshillit të Europës dhe ende s’ka një datë për konferencën ndërqeveritare për dy vendet, shefi i Elizesë Emanuel Macron shprehet i gatshëm për të ndërmjetësuar dialogun mes Shkupit dhe Sofjes. Macron tha se mund të presë në Paris kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin bullgar, Rumen Radev, në kërkim të një marrëveshjeje që do të mundësonte hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni