INVESTIGIMI/ Skandali i publikimit të pagave, database e sotme u prodhua nga e njëjta dorë që nxori 'listën e patronazhistëve'! Ja faktet

INVESTIGIMI/ Skandali i publikimit të pagave, database e sotme u prodhua nga e njëjta dorë që nxori 'listën e patronazhistëve'! Ja faktet

Foto ilustruese

TIRANË- Publikimi i listës së dytë me pagat e mbi 694 shqiptarëve të muajit prill 2021 mund të ketë zbuluar një prapaskene të papritur. Lista e sotme e pagave ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin  numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Të ndikuar edhe nga fakti se numri korrespondonte me listën e publikuar para zgjedhjeve te prillit 2021, që u quajt 'lista e patronazhistëve të PS', por që u mohua nga kjo e fundit, Shqiptarja.com bëri një kontroll të disa gabimeve që ekzistonin që në listën e parë. Dhe na rezultoi se të njëjtat gabime me numrat telefonikë janë identike edhe në listën e publikuar sot. Pra, nëse numri telefonik i një personi ka qenë i gabuar në listën e patronazhistëve, është i gabuar edhe në database e sotme.

Kjo hedh hije të forta dyshimi se burimi i database i sotëm është bërë nga e njëjta dorë që akuzoi PS për patronazhistët. Partia Socialiste në atë kohë hodhi poshtë akuzat duke thënë se lista nuk ishte ajo që zotëronte Ps. Pra, një person brenda Tatimeve që ka ndërtuar listën e pare, duket se ka bërë edhe database e pagave. Një listë që në fakt është e përgatitur në prill 2021, pikërisht në kohën kur u shpërnda edhe lista e patronazhistëve.

Lista e re ka mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e djeshme. Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Excel” dhe u publikua në kohën kur kryeministri Edi Rama mbante konferencë për shtyp për këtë çështje.

Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021. Skandali bëhet edhe më i madh kur në listë janë edhe numrat e telefonit të mbi 900 mijë shqiptarëve dhe datëlindjet e tyre.Kujtojmë se dokumenti i shpërndarë dje, useri që e ka krijuar është me emrin Moza Seraj, që jo domosdoshmërisht do të thotë se është pikërisht ajo që e ka shpërndarë listën e pagave edhe jashtë institucionit. Modifikimi i fundit në dokumentin e pagave, krijuar më 26 shkurt 2021, është bërë më më 6 prill 2021. Ndërkohë, dokumenti i dytë i bërë publik këtë të enjte është krijuar më 26 prill 2021, dhe është modifikuar për herë të fundit më 6 maj 2021. 

Pavarësisht përgjegjësisë ose jo të ish-punonjëses së Tatimeve në këtë skandal, ajo do duhet të japë llogari për çfarë ka ndodhur, edhe pse logjikisht useri i saj duhet të ishte çaktivizuar që prej momenti kur doli në pension. Prokuroria e Tiranës e ka marrë sot në pyetje Moza Serajn pasi rezulton si krijuesi i këtij useri, por jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.

Ndërkohë, vetëm sot, 24 orë pas skandalit të ditës së djeshme prokuroria është vënë në lëvizje dhe ka nisur investigimet, duke kërkuar të dhëna  të disa servera. Prokuroria ka njoftuar se është në kërkim të  gjithë informacionit për lëvizjet që janë bërë në sistemin e përdorur dhe gjurmët që janë lënë aty. Pra, të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistem dhe konkretisht të gjitha 'log in-et'. 

1640263108_acd8120e2c214b9896d2a28a13f12f7f.jpg

Llogaria e Mimoza Seraj ka krijuar edhe këtë database

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Prokuroria e Tiranës 'lëviz' vetëm pas 24 orësh, kërkon të dhëna në disa servera

Urdhri i Prokurorisë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet e skandalit të publikimit të listës së pagave.

Prokurorët kanë marrë të gjithë informacionin për lëvizjet që janë bërë në sistemin e përdorur dhe gjurmët që janë lënë aty. Pra, të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistem dhe konkretisht të gjitha 'log in-et'.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sidi: 25/12/2021 13:35

    Publikimi i te dhenave personale eshte veper penale, por per rastin konkret kemi te bejme dore kriminale qe i sherbeu skenareve per destabilizim dhe duhet hetuar me shpejtesi dhe te marre denim ekstrem.Administrata nuk eshte bordello por institucion shteteror qe vepron me rregullore dhe ligje .Krim duhet denyar dhe te behet mesim per burbit e there qe mund te jene te njejtat qellime jeiminale.

    Përgjigju
  • Tapi: 24/12/2021 18:43

    Lista e 2-te i perket muajit Mars 2021 pavareshisht se eshte emertuar Prill, kontrollova rrogen.

    Përgjigju
  • TAG: 24/12/2021 17:29

    Pse nuk pyesni ekspertin e IT te DPTatimeve Ilir Kurti, CEO i KEMINIT SH.P.K. Sipas burimeve ai ka informacion se cfare ka ndodhur.

    Përgjigju
  • Llaqi: 24/12/2021 11:10

    Ai momenti kur shikon emer e mbiemer personin qe eshte biznesmen i suksesshem dhe figuron ne tatime si punonjes sherbimi me page 80 mije lek te reja.

    Përgjigju
  • Aleksi: 24/12/2021 10:27

    Urgjentish qe na janari. Reformen e thelle dhe vertete ne Administrate!!!! Urgjentisht!!!!! Per 3 muaj reforma te perfundoje. Ndryshe pasoja te pariparueshme per shume vite midis njerezve

    Përgjigju
  • Edi Rama: 24/12/2021 01:42

    Pershendetje! Keto i ka nxjerre lali Eri ,tigri dhe Don Agacio qe te shpetojne bythen e tyre nga afera e inceneratoreve Kjo behet qe te fitojne kohe Edvinit nuk i leverdiste ky skandal Ben Bilushi do shkoje ne burg

    Përgjigju
    • Cubel breca: 24/12/2021 20:55

      Kete kapedanin do e bejm krye prokuror, qenka mjaft i pregatitur!!!!!!!!!!!!!!!

    • shqiperia ne duart e masakres: 24/12/2021 14:24

      Sakte si koment larte, me duket pak cudi te dalin te dhena apo mos valle duan te fshehin vjedhjet e buxhetit dhe pronat shteterore, bejne gjullurdi te humbin gjurmet korruptive, cdo shqiptar e di vjedhjen, dalin ne media sikur po prokupohen, llogarisni veshjet dhe shtepiat dhe atehere besojeni jane apo jo te vertet?? Erjoni pas covidit me maksimum taksash duke i masakruar qytetar e biznese me blokim llogari bankare, tigri leshon firma ne tendera shteterore apo dhe sekser ne ministrine e financave duke futur banden hajdute te marrin dokumenta te kundraligjshme dhe i firmosin, Agaci eshte superhajduti i kryeministrise sa VKM ka dhene te marrin dokumenta kudo, pushtetar qe te maskojne pasurite e vjedhura me kriminele, duke krijuar biznese apo ndertime me pozicion ne administrate apo kudo. Po flisni per Open Ballkan apo sisteme elektronike, online ku nje nga keto eshte drejtoria ASHK Lames, kane bere nje lemsh me pronat e qytetareve, duke i ngaterruar me emra e ID dhe nuk i japin dokumentat te gjitha, pasi kane kryer aplikimin, etj... Pra buxheti eshte i vjedhur, administrate pertoke, president qe fle gjume, opozite korruptuar, masakruar me bandite. Cfare te presi Shqiperia shkrete gjithe keto vite? Edi Rama nuk ben dot shtet me hajdute ne krahe, harroje. Ikni te gjithe me pozite e opozite dhe ka te rinj te drejtojne, SPAK me Arben hajdut me vile me Lalz, ben show nje dite ne media, pastaj thote mbyllen hetimet. Ohh drejtesia vetingu, hiq gjyqtar dhe vjedhin gjyqtar e vetingu me pasuri qe po krijojne nga rrushfetet qe marrin ta kalojne gjyqtarin. Popull shqiptar SHENDET TE KENI. Ketyre do vij koha te lajne pislliqet, aty ku se presin.

  • Oso Kuka: 24/12/2021 01:29

    Në fakt nxjerrja e pagave eshte diçka që tregon ku flen korrupsioni dhe miku, ajo cfare është e rende dhe e pakthyeshme eshte numri ID pra numri personal J…….M pasi ky eshte e pakthyeshme ! Kete publikim të numrit personal me siguri do rinderrojme kartat e identitetit dhe pasaportat ose do jemi me BE dhe ndryshon pasaporta me union europea, pra mund të jetë ose një gomarllëk ose një inskenim! Në fakt jam i mendimet nese eshte e vërtetë që jane 700,000 numra personal kjo mbetet problem sa për rrogen nuk e kam problem farë se e di gjithë shoqeria ime dhe nuk e kam kaluar kurrë 350€ neto si page edhe Pse me 5 vite shkolle dhe shume trajnime por Kjo nuk eshte problem tek paga por numra te personal pasi mos harroni që Rus apo Kinez apo amerikan apo Indian apo keto që dine nga kompjuterat me keto të dhena na e kanë pjerdh sistemin tone , Kjo duhet menduar ose nderrim numri personal oseNga 2025 nuk duhet fare numri personal në karte ID te duket aty ! Ky publikim nëse do ishte pa numra personal Do ishte një studim shkencor sesi paga në shqiperi motivohet nga politika Pra media show , biznes , showbiz Etj , me pak te paguar jane mjek , inxhinier , pedagog te shtetit, policet (që i kanë lodh sa edhe në mars apo jupiter ikin ndonje dite) dhe verehet që rinia ka të drejte që ka ik apo kerkon azil në Europë me 30,000 lek në muaj në Tirane si me PD apo me PS nuk jeton dot se vetëm qeraja eshte 25,000 lek m drita , pra kerkojme falje rinisê që kanë ikur plot 500-600,000 jashtë shtetit dhe po ikin te gjithë ato që paguhen me pak se 50,000 lek muaj ! Një pyetje kam a paguhet kush për pozicion pune kerkim zhvillim? Pra research në kompani ? Apo vetëm hamallë dhe rrobote? Gjithsesi uroj një shqipeir ne BE në 2023 sepse Shqipria pa BE eshte si peshk pa uje !

    Përgjigju
  • Anonymous: 23/12/2021 23:33

    Kur dolen listat e patronazhisteve nuk u be kaq e madhe se askujt nuk i plasi qe kishin nr e kartes se identitetit online. Tani qe kan dal rrogat e njerzve prane edi rames u ka djegur dhe tani jan ven ne levizje se kjo njerez qe jane ne krye te listes nuk jan njerz do si do.

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 23/12/2021 21:12

    Pertej shume e shume shkeljeve Ligjore (te cilat nevojitet te gjurmohen e te denohen ne menyre ekzemplare), Sistemit oligarko-politik ne Shqiperi e ne Ballkan po i del ne shesh "pluhuri nen tapet (i mbledhur e i papastruar per 31 vjet me radhe)"!

    Përgjigju
  • Kuku: 23/12/2021 19:21

    Tani do marrim vesh sa e kemi rrogen e njeri tjetrit...

    Përgjigju
  • Tiku: 23/12/2021 19:10

    Do filloje urrejtja mes njeri tjetrit ne administrate. Ndoshta sdo duket ..por cilesia e punes do bier shume. Vetem reforma e vertete dhe e menjehershme ne administrate do sjelle qetesi. Mjaft me me militante dhe vendosje pagash si do drejtori.po mjafta dreqin ta haj.

    Përgjigju
    • Une: 23/12/2021 20:00

      Rrogat ne administrate nuk jane sekrete por publike si ne gjithe boten.

  • Sidi: 23/12/2021 18:51

    Pretekset per revolucion behen nga militante ose te oaguar ne administrate.Sic u dergua dosja e 184 per zgjedhjet ne Diber ,keshtu dolen dhe listat me pagat dhe telefonat. Prokuroria te hetoj dhe ai burbo duhet te kalbet ne burg per kete dem kombetar qe ja kryer.Revolucioni nuk ndalet por dhe hetimet te vazhdojne oer cdo abuzyes ne pushtetin

    Përgjigju
  • Pyetje: 23/12/2021 18:23

    Keto te dhena jane te Prillit. Atehere pse nuk u publikuan qysh atehere kur u krye vjedhja, por tani qe Saliut i duhen kauza per protesta?

    Përgjigju
    • Saliu: 24/12/2021 07:42

      Dmth po na thua që të dhënat e mia personale, varen nga një nënpunës? Po këtë nëpunësin kush e ka trajnuar? Lefter Kokën kush e vuri per deputet, policin qe vrau kush e futi ne punë. Po dëgjoj idiotë si ty e si Besart Kadia qe faji është individual. O injorant une ma Salen fshi b...., po me ty i paska punët ne terezi qeveria. O papagall, dil ne shesh e bërtit, fajin e ka një 80 vjeçar qe ka harru me vdek.

    • Pyetje: 24/12/2021 00:57

      E paske shume qejf mashtrimin. Pse duhet te jesh medoemos ne pushtet per te qene i perfshire ne nje vjedhje te tille? Mjafton te korruptosh nje nepunes te zyra perkatese. Kush duhet ta ndaloj…? Pse mendon ti se ka shtet ne bote te afte te ndaloj cdo vjedhje?! SHBA-te nuk ndaluan dote Wikileaks, qe ekspozoi agjente ne terren (pra vjedhje informacioni teper me e rende). Britania nuk ndaloi dote tradhetine e agjentit Kim Philby (edhe kjo me kosto shume te larte). Sa e sa shtete perendimore nuk ndalojn dote vjedhjen e qindra miliona euro nga bankat cdo vite. Asnje sistem informacioni ne bote nuk eshte pertej mundesise se vjedhjes. Analistet sahanlepires po perpiqen ta shesin lajmin si deshtim te papranueshem, si vertetim qe shteti ka rene. Duan te anashkalojn koicidencen e perseritur qe keto publikime po ndodhin pikerisht ne kohe krize politike me qellime destabilizuese.

    • Saliu: 24/12/2021 00:07

      E imja nuk është ironi, ti thua e ka nxjerr Saliu, që ka 10 vjet ne opozitë. Kush duhet ta ndaloj? Kjo më intereson mua, jo Saliu. Por e kuptoj që bën më shumë përshtypje, fajin e ka Saliu.

    • Pyetje: 23/12/2021 20:16

      S’kemi prova qe fajin e ka Saliu. Por shume e cuditshme kjo koicidenca. Ironia jote nuk e fsheh dot faktin qe publikimet e ketyre supervjedhje qe cenojn sigurine kombetare po ndodhin fiks kur i intereson fushatave destabilizuese te Saliut. Nje here eshte rastesi. Tre here eshte tregues shqetesues.

    • Saliu: 23/12/2021 19:35

      Sa me mungonte një koment per Saliu. Ai e ka fajin. U harxhuan 10 mln euro për mbrojtjen e re dhënave, poooor ah ai Saliu.

  • Sali berisha: 23/12/2021 17:54

    Keshtu e kan shqiptaret pakesoi buken e shtoi drurin ,te duan edhe me shum..

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/12/2021 17:39

    Nje qeveri e superkorruptuar,nje klase politike kriminale dhe e degjeneruar si mos me keq,ka edhe kete produkt antihuman,antimoral dhe te presim se "s'kemi pare gje akoma",ky eshte sllogani moto i shokut ediRAMA.

    Përgjigju
    • broski: 24/12/2021 00:34

      Cili popull ai qe ndertoi greqine e italine qe prej 25 vjetesh?Hajvan shqipot jane nder te paktet popuj mbi kete toke qe jane rropatur ne pune ndac ne shqiperi ndac jashte saj.Po me thuaj kush eshte ai shqiptar sado i vullnetshem per pune qe mund te punoje ne nje vend si shqiperia ku korrupsioni dhe pabarazia e rrogave arrin lartesi te papara ndonjehere pervecse ne republika bananesh ku ka miliardera dhe skllever.Lere militantizmin partiak dhe verberine intelektuale menjane o mik dhe mundohu jeten qe tka ngel ta kalosh me pak krenari dhe guxim se nese ja vejme fajin popullit kto shulat nudista si ky psikopati qe kemi kryeminister edhe femijet e femijeve do i bejne politikane dhe do vuajme deri npafundesi.

    • edi edi ter jeten: 24/12/2021 00:18

      po se ka fajin edi o i dashur bashkatdhetarë!! e ka fajin populli qe eshte pa kulturen e punes, kudo e kushdo. shqipoja eshte kokrra e zhulsit dallaveres e ca te duash ti.

  • Wikilikes: 23/12/2021 17:32

    Me ne fund filloi wikilikes ishalla se kerkojne amerikanet per ne guantanamo ket zhurmusin qe publikon milionat e eurove te vjedhura me djersen e ballit.

    Përgjigju
  • Alb: 23/12/2021 17:26

    Po skandal i shkoj jeta shteti shqiptare edhe popullite

    Përgjigju
  • Une: 23/12/2021 16:53

    Ne fakt ne popull nuk ka fare habi dhe aq me pak shqetesim. Pagat e buxhetoreve jane publike. Ata qe shqetesohen jane ata qe na qahen neper ekrane per popullin fukara dhe deklarojne paga qesharake apo te fryra te cilat nuk kane pike llogjike. Te gjithe pastrojne para,kete po paten bythe te hetojne.

    Përgjigju
  • Luli: 23/12/2021 16:13

    Shqiperia eshte rreth 60% informale ne drejtim te pagave, per 50% te punonjesve, punedhenesit deklarojne ne organet tatimore nje page me te voges se ajo qe marrin realisht punonjesit, dhe per 10% te punonjesve te cilet marrin paga te larta qe jane menaxheret, pergjegjesa sektoresh, administratoret, drejtoret etj. punedhenesit deklarojne paga shume te larta pasi nje pjese te ketyre parave kthehen persesi ne arken e shoqerise, me keto para punedhenesit paguajne nendore punetoret e tjere qe deklarohen me page me te vogel ne organet tatimore, dmth japin diferencen e pagave reale. ndersa punonjesit qe marrin paga te larta ( menaxheret, pergjegjesat e sektoreve, administratoret, drejtoret etj.) ju intereson kjo forme pagese informale pasi justifikojne pasurine e tyre te krijuar me pune informale.

    Përgjigju
  • andi: 23/12/2021 15:49

    rrine e meruni me Pse- ne qe coje ne ndarjen e donaldit nga bora

    Përgjigju
  • Vlora: 23/12/2021 15:42

    Pak para zgjedhjeve u publikuan te dhenat e “patronazhisteve”. Tani, ne nje atmosfere politike te tensionuar dhe kur Saliu nxit mbeshtetesit per protesta, publikohen te dhenat e vjedhura nga tatimet. Sa interesante keto koicidencat e publikimeve.

    Përgjigju
  • Gradishta: 23/12/2021 15:13

    Për popullin këto pagat të bëhen publike çdo muaj atij që i djeg le t'a mbajë,për popullin e thjeshtë s'ka problem,prekuroria të merret me ata super milionerët që na i bëkan vezën me dy të verdha,dhe ne ti shohim nëse do ju djeg apo jo,lërini llogjet me dalje të dhënash,ai që është në rregull as do t'ja dijë për të dhëna,manipulatorët,pastruesit e parave të pista,dhe evazionistët para drejtësisë.

    Përgjigju
  • John Doe: 23/12/2021 14:48

    Pse e beni kaq te madhe. Pagat e punonjesve percaktohen me VKM ashtu sikurse edhe rezulton nga tabela e pagave. Ketu frike kan zorreshqyrit qe hakerrisen banaqeve televizive qe kryejne evazion fiskal dhe vjedhin hapur nga mengjesi e deri ne darke, dhe aty nga mesnata zbarkojne tek Vasili apo Fevziu e na shesin moral! Spak duhet te marre nen hetin te gjithe ata gazetare dhe drejtues televizionesh qe na merrkan milionat duke genjyer miletin!

    Përgjigju
  • Alb: 23/12/2021 14:46

    Ne prill do u jet rritur rroga se ka pasur sebep qeveria sifomos ata analistet e pavarur kan punuar fort ate muaj.

    Përgjigju
  • Ska problem: 23/12/2021 13:52

    qytetari apo punmarresi nuk ka frike pasi dihet paga , ketu frika eshte te polilitkanet ,bizneset te shtypi viziv apo i shkruar ,ato kane frike se mbajne leke te fshehura per dashnoret

    Përgjigju
    • Shaqo: 23/12/2021 14:46

      Sakte fare, nga 650.000 vetem 10-15000 vete shqetesohen, se u del pasuria qe kane vjedhur,ne te tjereve s'na ben pershtypje fare se askujt

    • Loni: 23/12/2021 14:40

      Hahahahaha fix lale Po kush Poe. Vret mendjen per popullaten e thjehste ja do ket ndonjeri rrobe 800 mij leke Po kujt I plasi cfare shantazhoj do I bejne... Hahahah saga Albanistan vazhdon...

  • Erik: 23/12/2021 13:47

    Si mund te dalin te dhenat per rrogat e prillit ne dt. 26 prill kur deklaratat e muajit prill behen deri me 20 maj te 2021?! Ka pasaktesi ne lajm ose dokumenti eshte i manipuluar.

    Përgjigju
    • Miri: 23/12/2021 17:43

      Sme vejn cudi shiko sa vota ka mare Ps dhe sa vetave jane publikuara emrat..ja bej nje llogari...

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën

Gjekmarkaj rrëzohet në tokë, Berisha: E goditën kriminelët me uniformë, akt i porositur nga Rama! Do mbahet përgjegjës bashkë me Hoxhën