Themeluesi i Amazon premton të japë 2 mld dollarë për rigjenerimin e natyrës: Po kthehet në një burim karboni

Themeluesi i Amazon premton të japë 2 mld dollarë për rigjenerimin e natyrës: Po kthehet në një burim karboni

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka thënë se do të japë 2 miliardë dollarë për rigjenerimin e peizazheve natyrore dhe transformimin e sistemeve ushqimore.

Në konferencën COP26 për klimën në Glasgoë ai tha se kishte kuptuar bukurinë e natyrës kur udhëtoi në hapësirë. Sipërmarrësit, përfshirë Bezos, janë kritikuar për shpenzimin e parave për udhëtimet në hapësirë në vend që të zgjidhnin problemet në Tokë.

Amazon është kritikuar gjithashtu nga punëtorët e saj për praktikat mjedisore. Duke folur në konferencë, Bezos tha: Në shumë pjesë të botës, natyra tashmë po kthehet në një burim kaboni". Më herët ai ka deklaruar se do të japë edhe 10 miliard dollarë për të luftuar dyshimet klimatike në përgjithësi.

Në Glasgoë, Bezos përshkroi përvojën e udhëtimit me raketën e tij, New Shepard, në korrik si një zbulim i cenueshmërisë së Tokës.

“Më thanë se shikimi i Tokës nga hapësira ndryshon mënyrën si shikon botën, por unë nuk isha i përgatitur për atë që do të shihja në të vërtetë”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja