Theu arrestin e shtëpisë, policia arreston në kafene policin e pezulluar nga detyra në Pogradec

Theu arrestin e shtëpisë, policia arreston në kafene policin e pezulluar nga detyra në Pogradec

Foto ilustruese

Një polic 24-vjeçar i dënuar me arrest shtëpie u arrestua të enjten vonë në Pogradec pasi theu masën e dënimit. 24-vjeçari Ena Qose ishte dënuar me arrest shtëpie nga Gjykata e Korçës më 18 maj të këtij viti, si edhe pezulluar nga detyra e tij si polic, pasi akuzohet se ka kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën, si dhe falsifikim dokumentash.

I lënë në arrest shtëpie, 24-vjeçari e theu masën gjë që u evidentua nga policia e cila mbrëmjen e 8 shtatorit e gjeti të dënuarin në një kafene në lagjen 4 të Pogradecit.

Materialet e para hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev