Arrestohet në Lushnje biznesmeni 45-vjeçar Bardhok  Planaj, i njohur edhe si 'kumbari' i Shkodrës. Ai ishte lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie nga gjykata, të cilën e theu. Pas informacioneve policia shkoi në banesë për kontroll ku nuk e gjeti dhe në bashkëpunim me drejtorinë e Lushnjes e arrestuan.  Planaj person me precedent të theksuar kriminal, u prangos ditën e sotme në Lushnje.

Por kush është Bardhok  Planaj? I njohur si 'kumbari' i Shkodrës më datë 03.12.2018 ai u arrestua me akuzat e pastrimit të parave, falsifikimit dhe ndërtimit të paligjshëm, ndërkohë që iu sekuestrua një pallat 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, por edhe disa makina luksoze.

Katër vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar "Laguna e Vilunit", ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë pas komplikacioneve në zemër.

Pronat në total që i është sekuestruar Bardhok Pllanajt në 2018-19
Apartamentet dhe bodrumet në pallatin e sekuestruar në dhjetor

I.             Pasuri të paluajtshme:
1)            Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3704
2)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
3)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
4)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
5)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3930
6)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.
7)            Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
8)            Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
9)            Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
10)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
11)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
12)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
13)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3200
14)          Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk sipas ref.3204
15)          Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)
16)          Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj.
17)          Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj sipas ref.2087
II.            Pasuritë e luajtshme
1)            Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj
2)            Automjet Volksvagen Golf.
3)            Automjet BMW.