Arrestohet qytetari i parë që ka thyer rregullin duke dalë nga shtëpia. Në Elbasan është arrestuar një i ri që shkeli urdhrin për të mos dalë nga shtëpia duke thyer vetëkarantinimin. Madje sipas policisë, qytetari kundërshtoi me dhunë efektivët, por u arrestua në flagrancë.
I arrestuari është një 24-vjeçar me inicialet M.Ll, ai u kap gjatë patrullimeve për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, paraditen e sotme në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur "Ura e Zaranikes” duke lëvizur në këmbë.
Policia thotë se i ka kërkuar arsyen e daljes në rrugë dhe të moszbatimit të orarit kufizues për të qëndruar në banesë, por 24-vjeçari sipas bluve nuk ka dhënë arsye dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së skuadrës “Shqiponjat”.
Punonjësit e policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin me inicialet M. LL. Tashmë ai do të akuzohet për "Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
VËZHGIMI/ Shqipëria në izolim total kundër COVID-19/ Tirana si shkretëtirë! Gjobiten 78 qytetarë dhe 2 biznese që thyen karantinën, një i arrestuar











