Zëdhënësi i Metës në prokurori: Jam shantazhuar nga dy persona në shqip dhe në një gjuhë tjetër (VIDEO)

Katër ditë pas Presidenti Ilir Meta deklaroi se zëdhënësi i tij ishte shantazhuar, Tedi Blushi, është thirrur nga Prokuroria e Tiranës. Thirrja për Blushin mësohet se është bërë mesditën e kësaj të hëne.

Ndërkohë sapo ka dalë nga Prokuroria Tedi Blushi ka deklaruar se është kërcënuar nga dy persona në dy gjuhë të ndryshme. Sipas tij njëra telefonatë kërcënuese i ka ardhur në shqip ndërsa shantazhi i dytë ka qenë në gjuhë të huaj të cilën nuk e ka bërë të ditur.

“Ju përgjigja ftesës së prokurorisë për të dhënë më shumë sqarime lidhur me një telefonatë që kam pasur mëngjesin e 21 nëntorit për shkak të detyrës sime pas një statusi në ‘Facebook’. Kam dhënë gjithë sqarimet e dhurua dhe të nevojshme. Pres të ma thotë prokuroria. Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në gjuhën shqipe dhe të huaj dhe më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik për shkak të detyrës. Për të gjitha këto kam vënë në dijeni organin e akuzës. Janë detaje që s’do doja t’i bëja publike përsa kohë kam besim të prokuroria, organi i akuzës, që do të nxjerrë në dritë të drejtën shumë shpejt. Prokuroria është njohur me të gjitha faktet. Sapo kam marrë këtë telefonatë, pas disa orësh i jam drejtuar organit të akuzës, ku i kam vënë në dijeni për çfarë ka ndodhur. Kam besim tek drejtësia. Janë çështje që i kam sqaruar shumë mirë në prokurori dhe besoj se do t’i sqaroj në një moment të dytë” tha Blushi.

Ishte vetë Presidenti Meta, i cili me anë të një reagimi të fortë në rrjetet sociale bëri me dije se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi ishte shantazhuar në emër të një ambasade të huaj, në mënyrë që të fshinte një reagim që kishte bërë në rrjetet sociale.

Po kështu tre ditë më parë, Presidenca i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë që të verifikojë numrin që sipas tyre i ka bërë presion zëdhënësit Tedi Blushi.

Në reagimin e tij, Meta hodhi sulme ndaj diplomatëve të huaj në Shqipëri duke i bërë përgjegjës për shantazhin. Sipas Metës shantazhi ka ardhur vetëm 30 minuta pas statusit të bërë nga Blushi në përgjigje të Ambasadës Amerikane duke i quajtur ndërkombëtarët grup të strukturuar diplomatik.

"Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës." shkruante Meta .

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ligji: 26/11/2019 10:11

    halabak...ti sikur je zv/president jo 1 cope zedhenes ! si qen ke per te prfnd dhe ti po he !

    Përgjigju
  • Besi: 26/11/2019 02:08

    Yt mor legen,,yt mor kurve...

    Përgjigju
  • lol: 25/11/2019 14:23

    lol

    Përgjigju
    • Taku: 25/11/2019 18:05

      Shko mor legen se ashtu do perfundosh se ai hajduti jot

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës