Duket se një deklaratë e ambasadës amerikane ka shqetësuar AKIP mbi autoresinë e protestës që do të mbahet në 1 tetor në Tiranë. Që në fillim të herës, u kuptua qartë se Partia Demokratike do ta shfrytëzonte këtë rast për të treguar se është ajo që tenton të ndalojë importin e mbetjeve për riciklim.

Edhe pse qesharake, për vetë faktin se ka qenë po PD ajo që fillimisht kërkoi importin e mbetjeve në vitin 2011, strukturat opozitare janë angazhuar jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete të tjera për këtë kauzë të “shoqerisë civile”.

Por nëse është deri diku normale që Partia Demokratike të marrë peng dhe shfrytezoi AKIP, është për të ardhur keq kur shikon se AKIP në vend që të merret me kauzën e vërtetë, hallin e ka se çfarë thotë ambasada amerikane për protestën dhe cilët identifikojnë amerikanët si organizatorë.

Që AKIP ka firuar, kjo është e dukshme. Presidenti Moisiu, ish mbështetësi më i fuqishëm i AKIP, u shfaq prerazi pro importit të një numri të kufizuar mbetjesh për riciklim. Po ashtu, edhe Sazan Guri dhe Xhemal Mato, që të dy ambientalistë me eksperiencë, janë bindur nga argumentat e maxhorancës për nevojën e fuqizimit të industrisë ricikluese.

Për ata që kanë mbetur në AKIP, pas deklaratës së sotme, duket se kauza ka më pak rëndësi se protagonizmi. Për AKIP-in e sotëm rëndësi ka që ambasada amerikane t’i njohë si organizatorë. Kaq.

Të tjerat s’kanë rëndësi. Organizimin prapa skene e bën opozita. Njësoj si në 2012./ LEXO.AL


d.b/shqiptarja.com