Thirrja e gazetarëve dhe Metës për të ndihmuar median! Rama: S'ka grante (dhuratë), nëse duan të marrin kredi

Thirrja e gazetarëve dhe Metës për të ndihmuar median! Rama: S'ka grante (dhuratë), nëse duan të marrin kredi

Kryeministri Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se për median nuk do të ketë paketë tjetër ekonomike për t'i mbështetur duke refuzuar thirrjet e komunitetit të gazetarëve, Presidentit, kryetarit të PD-së, por edhe propozimin e anëtares së AMA-s. Ai tha se media futet në kategorinë e biznesit të madh dhe qeveria nuk e mbështet dot me grante (dhuratë) por ka vendosur në dispozicion një garanci sovrane prandaj nëse janë në nevojë të marrin kredinë për të paguar punonjësit që i kanë në shtëpi.

"I pari Saliu është piramidë, ju tha shqiptarëve, u thoshte me jepni një të jap dy se deti u bë kos, e hëngri njëherë populli, por unë nuk e bëj detin kos, prandaj kur të dalim nga kjo luftë të jemi kryelartë. Për mediat, tani ky tjetri (Basha) duhet të thotë cilat media, ato që deri dje tha janë të gjitha të kriminalizuara përveç njërës që ishte e pastër.

Pra, mediat janë biznese të mëdha dhe qeveria nuk mbështet dot me grante por ka vendosur në dispozicion një garanci sovrane dhe mediat që  janë biznese të mëdha të marrin garancinë sovrane të marrin kredinë për të paguar punonjësit që i kanë në shtëpi.

Sa i përket gazetarëve, sigurisht është një temë tjetër, por përsa kohë flitet për shkurtim të emisioneve komerciale nuk është problem i qeverisë, të gjithëve ju mirëkuptohet halli, por këtu halli është kush është më në hall, ata që janë për ekzistencë apo për ata nga jeta shumë cilësore të kalojë në...Të hënën fillon lëvrimi i garancisë sovrane për biznesin e madh" tha Rama. Spanja dhe Greqia janë mes vendeve që qeveria e ka përfshirë median në paketën e ndihmës ekonomike nisur nga situata e vështirë ku ndodhen, pasi rrezikojnë falimentin.

Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe letrës për ndihmë nga drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli për artistët. "Pashë edhe një tjetër që më kërkonte në Facebook, që është drejtor ai dhe më tregonte mua se shteti duhet të mbështesë artin se ai i kishte larë shumë duart po tani duhet t'u jepnim mbështetje të lajnë shpirtin, dmth të mbështesim teatrin që të shkojnë të marrin koronavirus të gjithë dhe të mblidhen për të larë shpirtin" tha ai për Opinion. Qeveria po bën gati edhe një paketë të dytë ekonomike, ndërsa Edi Rama dha detaje kush do të përfitojë. "Në paketën e dytë do të adresojmë edhe ata që janë të larguar nga puna që janë të regjistruar".

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini!: 03/04/2020 12:26

    Zt Kryeminister ! Shikojme pamundesit ekonomike per ti perballuar veshtersit ekonomike ne shkalle vendi, nepermjet burimeve finoncjare .Gje qe dote ishte e pamundur, Ekonomia dot futesh ne kolaps.Situate e cila po te vazhdoj keshtu padyshim qe dote perkeqsonte mynyren e jeteses te cdo qytetari ne ket vend,qe askush se deshiron,per vec atyre qe bej show politiko-medjatike,duke kerkuar te pamunden. Mendimi im ,besoje dhe shume te tjereve,eshte te lirojme sadopak zinxhirin e levizjes lire te njerzeve dhe punes dhe ne sektore te rendesishem te ekonomise.Sigurisht me masa te rrepta sigurije.Si masksa, doreza ,disefektat e deri tek rujtua e distanceve ne mes njerzeve,te jete norme jetike persecin qytetar duke u rujtur nga koronoviruesi. Shembulli i shtetit Suedez duhet ztudjuar nga ekspertet dhe te vihet ne zbatim edhe ne kushtet e vendin tone, per aq samund te impementohen.Ky nuk dot ishte gabim apo kthim mbrapa,por nje georim i guximeshem per ta mboshtur pikerisht kete epidemi te frikeshem.. Shqiperia eshte nje vend i varfer me nje ekomomi e buxhet te brisht.Situate e cila mund te tejkalohet me masa shtrenguse dhe ndergjegjesim.Pra sejcili ne radhe te pare duhet te ruje veten dhe mepas te tjeret.Ne keto kushte vendi kanevoje per kurajo dhe jo panik.Ku dikush flete per ulje te kurbes dhe tjeter jep mesazhe qe skemi arritur kulmin.Nuk dot jemi te qete,pasi ne vjeshte dote kthet perseri infeksjoni.Keto e shume paragjykume te tilla qofshin nga specjalist te mjekesise, politikan apo njerz te ndryshem, qe mbushin faqet e rrjeteve socjale,nuk bejne gje tjeter vecse demoralizojne njerzit, dhe ju shtojne sa meshum patologjit e te semureve kronik. Vlersoje te gjitha masat e mara nga qeverija dhe ju si Kryeminister ,per ta pasur situaten nen kontroll,por mendoje dhe i qendroj propozimit bere dit me pare,ne portalinme serjoz Report Tv, nga Gazetari i njohur dhe i mirnjohur per publikun shqiptare zt Karlo Bolina i cili propozin rishikim te levizjes lire te njerzeve dhe pensjonisteve, ne nje kohe te pershtateshme,duke mos i lene gjithmon te ngujuar dhe vehtizoluar, pershkak dhe te moshes qe ata kane.Njeriu ka nevoje per djelll,ajer dhe levizje.Rekomandim ky i mjekesise lashte dhe i te soteshemi moderne. Keshilla ime si qytetar eshte te ruajme vehtveten dhe te tjeret, zbatimi me perpikmeri dhe korrekte i porosive dhe keshillave te mjekeve,dhe zbatimi i cdo Akti normative te qeverise per situaten e krijuar.

    Përgjigju
  • Tosi: 03/04/2020 06:42

    Po cfare ndihme do Aleksander Frangaj kur paguan Fevzo tullac kokeberdungen e urryer , Eni Vasiliqiun, Arjan can erotikun , Adi krasten me 6 milion ne muaj . Me keto mund te pagugen 48 gazetare me 500 mije leke rroge ne muaj .mos te hapen bythsh Frangaj dhe Blushi ne kohe lufte duan rroga marramendese . Salivirusi kerkon sakrifica o Frangaj , deri tani ja ke gerricur imazhim qeverise me Tullacin dhe erotikun dhe pa pike turpi kerkon para prej saj kur ka me shume nevoje per te papunet.

    Përgjigju
    • al ta: 03/04/2020 11:39

      respekt zotri....nuk mund te shtoj asgje nga keto qe the.

    • Lui: 03/04/2020 09:18

      Tos, ke folur ne vendin tim..Te lumte!

  • Vlora: 02/04/2020 22:58

    Tani ne kohe fatjeqesie natyrore po e shohim karakterin e vertete te rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja