Thirrje të rinjve që refuzojnë të vaksinohen, Helena Kadare: Njësoj si t’i thuash jetës jo, në favor të mosqenies! Çfarë na duhet jeta pa nipërit e mbesat tona?

Thirrje të rinjve që refuzojnë të vaksinohen, Helena Kadare: Njësoj si t’i thuash jetës jo, në favor të mosqenies! Çfarë na duhet jeta pa nipërit e mbesat tona?

Shkrimtarja Helena Kadare me nipin e saj

Në këto kohë covidiane, shkrimtarja Helena Kadare ka dhënë mesazhin e saj të fortë lidhur me vaksinimin e të rinjve.

Kadare shprehet se gjithnjë ka qenë “një” me shpirtin e lirë, të hapur dhe kurajoz të të rinjve, por për herë të parë mendimet po “përplasen” dhe arsyeja është vaksinimi.

Në një kohë kur virusi nuk po njeh më moshë dhe një valë e re po “godet” rinin, Kadare thekson se nuk e kupton refuzimin e vaksinës nga të rinjtë, duke shtuar se kjo është sikur t’i thuash jetës jo, në favor të mosqenies.

“Por, në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet neve jeta pa nipërit e mbesat tona?”, pyet ajo në një formë retorike.

Mesazhin e shkrimtares e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu.

Mesazhi i plotë i Helena Kadares:

Tërë jetën time kam qenë në krah të mendimit të të rinjve, edhe kur ai ka qenë ekstravagant apo në kundërshtim me logjikën ‘e pastër’. Sepse sido që të jetë ai, mendimi i rinisë, në të gjitha rastet është më i përparuari, është i lirë, i hapur, kurajoz. Për herë të parë në jetën time të gjatë, gjithmonë pro tyre, mendimi im po bie ndesh me ta. Është vaksina kundër Covidit që na ndan. Ne, të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por, në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet neve jeta pa nipërit e mbesat tona? Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej tyre. Është njësoj si t’i thuash Jetës jo, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erkand: 25/10/2021 12:56

    Cfare farse e peshtire! Me cfare pafytyresie pretendon qe i dhimbsen femijet tane kesaj me shume se ne? Femijet jane praktikisht te parrezikuar nga Covid-19, ndersa treguesit e vendeve me te vaksinuara tregojne qe rastet e miokardise dhe shqetesimeve te tjera te zemres (matur dy jave pas dozes se dyte) jane abnormalisht te larta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë