Thirrjet e Yuri Kim për kandidatët problematikë, Rama: S'i heq asnjë presje asaj që thotë ambasadorja! Tom Doshi është engjëll para Berishës, Metës e Kryemadhit

Thirrjet e Yuri Kim për kandidatët problematikë, Rama: S'i heq asnjë presje asaj që thotë ambasadorja! Tom Doshi është engjëll para Berishës, Metës e Kryemadhit

Kryeministri Edi Rama

Thirrjes së ambasadores Yuri Kim ndaj partive politike që të reagojnë lidhur me kandidaimin e kandidatëve problematikë në zgjedhjet e 25 prillit, ku një prej tyre “etiketoi” edhe Tom Doshin, i është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama.

Rama u shpreh në Opinion se nuk ka asnjë ndasi me ambasadën e SHBA duke mos i hequr deklaratës së saj asnjë presje. por theksoi se nuk mund ta vendosë ai nëse Doshi mund të jetë ose jo në parlament. Ndërkaq kreu i qeverisë deklaroi se Tom Doshi është ëngjëll në krahasim me Sali Berishën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi.

“Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga dje. Ajo është e njëjta përgjigje që kam dhe unë. Endri Fuga është drejtor i komunikimit për llogarinë time. Së pari vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar për publikun atë që unë i kam thënë. Ne nuk kemi asnjë dallim me ambasadoren. Unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë se sa thjeshtë individi për të cilin flasim. Ne duhet të merremi me Saliun dhe Ilirin para të cilëve Tom Doshi është ëngjëll.

Dhe me Monikën para se cilës Tom Doshi është ëngjëll. Sa i përket Tom Doshit nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja. Nuk thashë Tom Doshi është ëngjëll në raport me ty por me Saliun. Në raport me ta ky është ëngjëll. Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, nuk kam arsye të vë në dyshim përcaktimin e tyre.

Ne as nuk jemi aleatë as nuk do jemi aleatë. Nëse për Tom Doshi ka reagim nga SHBA. E kuptoj shumë mirë pse SHBA nuk jep përcaktim për ata të tre. Unë e përjashtoj veten se nuk kam asnjë lidhje me ata dhe nuk kam asnjë lidhje me korrupsionin. E kuptoj pse ambasadorja nuk i rreshton dhe ata tjerët se njëri është president dhe tjetra është gruaja e presidentit.

PD natyrshëm kërkon me zë të lartë që Tom Doshi të hiqet nga gara sepse e ka problem atje, kurse unë kam problem Saliun, Ilirin dhe Monikën. Kam problem rrezikun që i vjen këtij vendit nga këta. Unë nuk i heq asnjë presje asaj që thotë ambasadorja. Pse unë e vendos nëse Tom Doshi do jetë në parlament?”, tha Rama.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar dje edhe Endri Fuga, drejtor i komunikimit i kryeministrit Rama i cili nënvizoi gjithashtu se “mes Partisë Socialiste dhe Shteteve te Bashkuara, si edhe mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, nuk ka asnjë dallim as për këtë çështje dhe as për asnjë çështje që është në interes të marrëdhënies së shkëlqyer mes nesh e aleateve tanë strategjikë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Rama refuzon debatin publik me Bashën: Ai nuk është lideri real, por një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit

1616533254_coverrama1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e një debati publik me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Rama është shprehur në emisionin “Opinion” se nuk përballet me Bashën, pasi sipas tij, ky i fundit nuk është udhëheqësi real i opozitës.

"Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit, që janë Saliu, Iliri, Monika. Basha është një dhëndër, që përdoret në një dasmë imagjinare, ku nusja nuk do të paraqitet më 25 prill. Nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 26/03/2021 02:46

    Mire e keni Ju o zoti Kryeminister por kur do te shkojne perpara drejtesise keta jashteqitje te Shqiperise, kur do te marrin denimin e merituar like injoranti dhe kokemadhi, mona surrat kali,salqeni, lulka e shoket e tij. Kur do te marrin denimin keta per keto vjedhje e shkaterrime qe i kane bere Shqiperise per 30 vjet. Kur do te marrin denimin e merituar per vrasjen e kater kryetareve te pafajshem te familjeve te 21 janarit. KUR, KUR populli eshte ne pritje

    Përgjigju
  • Lefteri: 26/03/2021 02:02

    Debati politik eshte pjese e demokracise Rama I shmanget se premtimet qe ka bere nuk jane ralizuar Rama IK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën