Thirrjet për armatosje, si e shpëtoi Adriatik Llalla Sali Berishën në 2016: Liri e fjalës

Thirrjet për armatosje, si e shpëtoi Adriatik Llalla Sali Berishën në 2016: Liri e fjalës

Sali Berisha dhe Adriatik Llalla

Sali Berisha tha lëshoi një ultimatum dje në Parlament në drejtim të maxhorancës që të miratojë Vettingun në politikë, pasi në të kundërt qytetarët do marrin armët (Lexo këtu). Por në fakt nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje të dhunshme kundër rendit kushtetues. Në seancën plenare të datës të 21 prillit 2016 Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të armatoseshin, duke e quajtur shumicën organizatë kriminale.

Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë… Ju bëj thirrje...Po, po të armatosen, se armatosen amerikanët. Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Nëse ju o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t'jua kthejnë ju me të njëjtat mjete… Dhe tani, sapo përmenda fjalën “armë”, ju ngritë nga frika, ju ka hyrë frika deri në palcë.

Sali Berisha, prill 2016 

Më datë 29 prill, disa deputetë të Partisë Socialiste kallëzuan penalisht Berishën në Prokurorinë e Përgjithshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal, konkretisht për thirrje për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik.

Disa ditë më vonë, Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë nën drejtimin e Adriatik Llalla, vendosi që të mos ndiqte penalisht ish-kryeministrin Berisha. Sipas prokurorisë, deklarata ishte bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare.

Për rrjedhojë, Prokuroria tha se deklarime të tilla për armatosjen e popullsisë nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale. Prokuroria arriti në përfundimin se, fjala e mbajtur prej Berishës konsiderohej si pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe parashikuar nga neni 73 i Kushtetutës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 22/12/2018 18:45

    Adriatik Llalla mbas vetingut duhet te pergjigjet penalusht dhe per abuzim me detyren . Jane qindra dosje te mbyllura me firmen e tij , sic eshte dhe kjo dosje oer thirrje te Saliut per rrembimin e armeve kunder rendit kushtetues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim