Thjerrëza me perime, një recetë plot shije ideale për Iftar nga zonja Albana

Thjerrëza me perime

Përbërësit:

  • 160 gr thjerrëza
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 patëllxhan
  • 6 domatina
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 3 lgj uthull
  • 1 lç kripë
  • 1 limon
  • 1 tufë majdanoz
  • Pak piper të zi
  • Pak rigon

Përgatitja:

Presim në kubikë të vegjël patëllxhanët. I kriposim dhe i vendosim në furrë të piqen.  Ziejmë thjerrëzat për sallatë. Domatinat i presim përgjysëm, ndërsa qepën e kuqe në gjysëmhëne dhe karrotën në rende. I vendosim të gjithë përbërësit në një tas. Përziejmë uthullën, vajin, limonin dhe e shtojmë në sallatiere mbi perimet duke bërë një spërkatje në fund me majdanoz dhe erëza.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Riad, Kievi: Produktiv, drejt paqes

SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Riad, Kievi: Produktiv, drejt paqes