
Policia e Kukësit ka vënë nën hetim dy autorët e dyshuar për dëmtimin e posterit të Safet Gjicit në Kukës.
Njoftimi i policisië:
Dëmtuan 2 postera të një subjekti politik, Policia identifikon dhe procedon penalisht 2 autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se rreth orës 12:00, në qytetin e Kukësit, shtetas të paidentifikuar kishin dëmtuar 2 postera të një subjekti politik, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Falë informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasit R. D., dhe S. C., të dy banues në Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
Kukës, thyhen posterat e kandidatit Safet Gjici! Partia Socialiste: Akte vandale, përballë dhunuesve alternativa jonë e vetmja! Policia vë nën hetim dy autorët e dyshuar








