KORCE- Një i dënuar i cili vuante dënimit në burgun e Drenovës në Korçë ka thyer rregullat e lejes shpërblyese, duke mos u kthyer në qeli. Vasil Mihali, i dënuar me 4.8 vite burg, kishte marrë pesë ditë leje nga burgu i sigurisë së lartë të Drenovës, por nuk respektoi rregullat, duke e thyer lejen.
 
Mihali kishte dalë nga banesa për të shkuar sërish në qeli, por nuk shkoi aty, madje as nuk njoftoi.
 
Forcat e policisë së Korçës janë vënë në kërkim të të dënuarit, dhe e kanë arresuar atë në një lokal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)