TIRANË - Njëzet e tre automjete në kryeqytet kanë rënë pre e sulmeve gjatë natës nga gjashtë të rinj të dehur, tre prej të cilëve janë arrestuar ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim.
 
Policia arrestoi Bledar Hilaj dhe Sadik  Kasniqi të dy 24-vjeçarë lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, si dhe Endri Gjonajn 20 vjeç lindur në Krujë dhe banues në Tiranë. Dy kuksianët janë të dënuar edhe më parë për vjedhje dhe shkatërrim të pronës publike. Ndërsa 20-vjeçari Gjonaj ka thyer masën e sigurisë të arrestit me burg pasi dyshohet për veprën penale të shkatërrimit të pronës. Ai është proceduar më herët edhe për drejtimin në mënyrë të parregullt të makinës.
 
Sipas policisë rreth orës 02:30 të rinjtë në gjendje të dehur kanë dëmtuar me sende të forta 23 makina të cilat kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës në rrugën "Sokrat Miho".
 
Të rinjtë kishin konsumuar alkool në lokalin e një 20-vjeçari nga Korca me inicialet K.R, pasi ka sjellë shqetësime për banorët duke mbajtur muzikën me zë të lartë.


xhamat e thyer te makinave

unaza re

xhamat e thyer te makinave

xhamat e thyer te makinave
 Foto të tjera..


U shpallën në  kërkim shtetasit 
 • G. Rr, 28 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “
• A.M, 20 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “
• K. Z, 23 vjeç , lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)