TI: Korrupsioni vë në rrezik 
stabilitetin ekonomik

TI: Korrupsioni vë në rrezik <br />stabilitetin ekonomik
Organizata Transparency International konstaton në një raport të publikuar sot se lidhjet e ngushta biznes-politikë favorizojnë korrupsionin dhe minojnë stabilitetin ekonomik në Europë.
Raporti më i ri i kësaj organizate u publikua sot ku theksohet shprehimisht se “hendeqet në qeverisje kane kontribuar në skandale financiare dhe politike pothuajse në të gjitha shtetet europiane përgjatë vitit 2011”
Raporti thekson më tej se partitë politike, bizneset dhe administratat zyrtare janë lojtarë të dobët në luftën kundër korrupsionit në Europë.
Kurse institcionet publike mbikqyrëse , avokatët e popullit dhe komisionet zgjedhore vlerësohen për punë të mirë.
Transparency International thotë se asnjë shtet evropian nuk ka marrë faturën e pastër shëndetësore nga i ashtuquajturi “kontrolli i integritetit” mbi korrupsionin.
Raporti thekson rritjen e shqetësimit në opinionin e përgjithshëm në Evropë se korrupsioni është në rritje.
Investigimet tregojnë gjithashtu se shumë qeveri nuk japj llogari për financat dhe kontratat publike.
Paul Zoubkov, koordinator në TI thekson se kriza e vazhdueshme financiare ka rritur fenomenin e korrupsionit.
Në veçanti, raporti evidenton Greqinëm, Italinë, Portugalinë dhe Spanjën-katër shtete, me probleme serioze fiskale të cilat rrezikuan monedhën euro për shkak dhe të “mangësive serioze në sektorin e llogaridhënies dhe problemeve të thella të mungesës së efikasitetit, shpërdorimit dhe korrupsionit”.
Zoubkov konkludoi se lidhjet mes korrupsionit dhe krizës në eurozonë nuk mund të injorohen më.
“Me qëllim rrugëdaljen nga kriza e euros, është esenciale të adresohen këto hendqe që favorizojnë korrupsionin. Me qëllim që të ecim përpara dhe të sigurojmë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e portofolit publik, kërkohet transparencë e plotë e vendimeve që janë ndërmarrë nga politikanët dhe për mënyrën e shpenzimit të fondeve publike”, tha Zoubkov.
Ai, gjithashtu, theksoi se Transparency International është e shqetësuar për “kthimin prapa të përparimit pozitiv” të luftës ndaj korrupsionit në mesin e vendeve të BE-së, të cilat i janë bashkuar bllokut në vitin 2004.
“Ajo që kemi zbuluar në shtetet anëtare të reja, kemi vërejtur një kthim prapa në luftën kundër korrupsionit përfshirë Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë. Në Hungari, ka problem në ndarjen e pushteteve, në Republikën Çeke në prokurimin publik, dhe e njëjta situatë dhe në Sllovaki. Që të tri shtetet kanë probleme serioze me financimin e partive politike”, tha Zoubkov.
Raporti i fundit i TI paraqet vlerësimin e parë sistematik të grupit mbi kapacitetin e luftës kundër korrupsionit në 25 shtete anëtare të BE.
Në rekomandimet e tij, raporti iu bën thirrje ligjvënësve evropianë, që ta bëjnë më transparente fushatën e lobimit dhe atë financiare.
Në të thuhet se 19 nga 25 shtetet evropiane duhet të rregullojnë lobimin, dhe vetëm 10 nga to e kanë të ndaluar moszbulimin e donacioneve politike.
Raporti thotë se qeveritë në Evropë duhet të imponojnë rregullore të detyrueshme mbi financimin e partive politike- përfshirë rregulla të qarta mbi zbulimin e donacioneve dhe mbylljen e boshllëqeve ligjore.
Në fund, Transparency International tha se duhet të ketë ligj qëvë në mbrojtje ata që zbulojne dhe denoncojnë korrupsionin si në sektorët privatë ashtu dhe në ata publikë. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!