Tifozët: Zonja Ademi mbaj premtimet
largo pisllëkun dhe na kthe Vllazninë

Tifozët: Zonja Ademi mbaj premtimet<br />largo pisllëkun dhe na kthe Vllazninë
“Vllaznia nuk është politikë, nuk është biznes, nuk është eurolloto, largojë këtë pisllëk që ka mbuluar Vllazninë tonë të dashur”. Kjo është deklarata e tifozëve të Vllaznisë në rrjetet sociale për kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
 
Tifozët i kërkojnë kryebashkiakes që të veprojë sa më shpejt për të zgjidhur situatën, pasi me këtë ritëm ekipi rrezikon rënien nga Kategoria Superiore.
 
“Voltana Ademi koha nuk pret, nese ke shprehur deshiren per te ndryshuar dicka tek kjo Vllazni beje tani se per ndryshe do jete shume vone koha per ndryshim mbaj premtimet tuaja qe vete i ke bere publike.
 
Largoje kete pisllek qe ka mbuluar Vllaznin tone te dashur, ata nuk e meritojne te jene pjese e saj, na mbuluan me turp, na shkatërruan historine qe gjysherit tane ndertuan me shume sakrifica.
 
Jepi drejtimin e duhur kesaj dashurie 100 vjeçare, mos lejo te tallen me nje histori 100 vjeçare.
 
Vllaznia nuk eshte politike, nuk eshte biznes, nuk eshte eurolloto!
 
Vllaznia eshte dashuri, pasion, pjese e jetes te çdo Shkodrani.
znj Voltana Ademi mos deshto, zgjidh rrugen e duhur per nje Vllazni te sukseshme”, shkruhet në faqen “KF Vllaznia” në rrjetin social në “facebook”.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari