Shkodranëve u ka sosur durimi pas 4 humbje në 4 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion nga ekipi i futbollit Vllaznia.
 
Tifozët kuqeblu përmes një deklarate në rrjetin social ‘Facebook’ u kanë bërë thirrje të gjithëve që mblidhen për të protestuar përpara bashkisë së Shkodrës më datë 28.09.2015, ora 18.00.
 
Ata kërkojnë nga Voltana Ademi shkarkimin e stafit drejtues të ekipit, zgjidhjen e situatës financiare dhe vendosjen e autobusëve për takimet jashtë fushës.

Vllaznia
d.b/shqiptarja.com