Tifozët duan që të kthehet te Shqipëria, De Biazi: Prisni sa të...mbarojë Botërori
Të shumta kanë qenë zërat e merkatos për De Biasin, madje edhe tifozët shqiptarë kanë shprehur dëshirën që ai të rikthehet te Shqipëria pas paraqitjeve zhgënjyese të Panuçit.
Ish-trajneri i kombëtares Gianni De Biasi
Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, vazhdon të qëndrojë pushim pas shkarkimit nga skuadra spanjolle e Alaveshit, e cila ka qenë aventura e fundit e teknikut.
Të shumta kanë qenë zërat e merkatos për De Biasin, madje edhe tifozët shqiptarë kanë shprehur dëshirën që ai të rikthehet te Shqipëria pas paraqitjeve zhgënjyese të Panuçit, por në një prononcim për RMC, 61-vjeçari tregon se do të kthehet të drejtojë pas Botërorit. Italiani tregoi edhe për skuadrat që ai sheh pretendente si dhe analizoi skuadrat e Ballkanit.
Rikthimi në pankinë – E pyes edhe unë veten, mendoj se duhet të pres fillimisht fundin e Botërorit, pastaj të shohim. A mund të jetë një nga kombëtaret ekipi i radhës? Po, mund të jetë.
Skuadrat favorite në Botëror- Po iu them 3. Brazili, Gjermania dhe Spanja. Këto tre janë sipas meje më të favorizuara. Pastaj mendoj ekipe si Belgjika dhe Franca që kanë më pak shanse, edhe pse kanë organikë me cilësi. Pastaj varet nga momenti në të cilin gjenden në Botëror, se si janë fizikisht, shumë gjëra që kanë lidhje me situatën brenda dhomave të zhveshjeve.
Portugalia mendoj se ka përfituar shumë nga fati në Europian, ishte me shumë fat, pasi mbërriti në majë pas një fillimi të vështirë. Kush fiton zakonisht ka të drejtë, ndonëse mua nuk më entuziazmoi.
Skuadrat Ballkanike – Teknikisht Kroacia është shumë e fortë, edhe Serbia ka lojtarë të mirë dhe cilësi. Por shpesh nuk bëjnë skuadër dhe nuk janë në maksimum në momentin të rëndësishëm të turneut, ndonëse kanë lojtarë të nivelit ndërkombëtar që luajnë në klubet mëdha. Nga pikëpamja teknike, Kroacia nuk duhet t’ia ketë zili askujt. Ndërsa Serbia ka lojtarë të mirë por në ndonjë repart ka vështirësi./panorama/
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
64.2%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 903
Lajme të tjera
-
'Natën e parë në Tiranë vendosa karrigen prapa derës së dhomës', rrëfimi i De Biasit për Shqipërinë
7 Janar, 18:39
-
De Biasi me tjetër teori për shortin e Kombëtares: Shqipëria surpriza e madhe e Euro 2024
6 Dhjetor 2023, 22:15
-
Kosova largoi trajnerin, De Biasi si i papunë: Po kërkoj një tjetër ekip kombëtar, jam në bisedime
22 Nëntor 2023, 17:43
-
Pas 3 vitesh, De Biasi largohet nga skuadra e Azerbajxhanit, nuk pret as përfundimin e kontratës
22 Nëntor 2023, 09:25
-
Na dërgoi në 'Francë 2016', De Biasi s'i harron kuqezinjtë: Shqipëria kualifikohet në Europian si e para në grup
21 Mars 2023, 13:11
-
VIDEO/ Tirana Qyteti Evropian i Sportit, Gianni De Biasi: Një lajm i mrekullueshëm që i jep mundësi të gjithëve për të bërë sport
15 Shkurt 2023, 11:28
-
Pasuesi i Rejës te Kombëtarja? Federata e Azerbajxhanit merr vendimin për De Biasin
4 Tetor 2022, 16:49
-
Eliminimi i Italisë, De Biasi mbron Mancinin: Është mirë të shkosh në dasma, por a është keq të shkosh të varrime?
2 Prill 2022, 13:49
-
‘Lojtarët e Shqipërisë i përzgjidhja nga interneti’, De Biazi: Ndeshja me Serbinë më e vështira në karrierë
26 Mars 2022, 15:54
-
Ndërron jetë ish-ndihmësi i De Biasit, bashkëpunuan te Kombëtarja shqiptare! Duka: Bota e futbollit ka humbur shumë
13 Shtator 2020, 22:38
-
De Biasi-t e nis me humbje aventurën te Azerbajxhani, Luksenburgu e mposht me përmbysje (VIDEO)
6 Shtator 2020, 09:53
-
Gianni de Biasi zyrtarisht trajner i Azerbajxhanit: Sfidë e re e madhe
30 Korrik 2020, 17:03