Gerry Cardinale nisi revolucionin te Milani, por grupimet e organizuar të tifozëve vijojnë të kontestojnë klubin kuqezi. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shpalosur parulla të tjera pranë 'San Siros' dhe në shënjestër është sërish Zlatan Ibrahimovic që do të jetë njeriu i fortë i Milanit në epokën e re.
‘Ibra e keqja absolute, Allegri dhe Tare të vetmit burra të vërtetë', lexohej në një nga parullat e shpalosura. Ish Drejtori Sportiv dhe ish trajneri edhe njëherë merren në mbrojtje nga tifozët, siç kishte ndodhur edhe në manifestimin që ndodhi përpara ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës në 10 maj.
Por si Igli Tare ashtu edhe Massimiliano Allegri u larguan nga postet e tyre ditën e hënë. Po kështu vijon fushata kundër Cardinales ndërkohë që nuk kursehen as futbollistët që u fërshëllyen me forcë pas humbjes me Cagliarin
"Futbollistë dhe klub, të gjithë fajtorë", lexohet në një parrullë tjetër. Është kjo një situatë e tensionuar për të cilën duhet kohë dhe rezultate për t’u qetësuar.
Ndërkaq bie në sy edhe një detaj që nuk është aspak për t’u nënvlerësuar. Asnjë prej futbollistëve të Milanit nuk e përshëndetën Massimiliano Allegrin në rrjetet sociale pas shkarkimit të tij, as Gabbia, Maignan e vetë Rabiot më besnikët e trajnerit livornez. E njëjta gjë edhe për Modric që përpara pak ditësh në një intervistë të tij nuk i kurseu fjalët e ëmbla për atë që është kandidat për t’u ulur në pankinën e Napolit për t'u bërë pasardhësi i Contes.
Te Milani ka nisur gara për të gjetur pasuesin e Allegrit, teksa detyra i është besuar Zlatan Ibrahimovic. Ndër emrat e përmendur nga mediet në Itali janë: Andoni Iraola, Marco Silva, Xavi, Thiago Motta, Vincenzo Italiano dhe dëshira e vetë Ibrahimovic, Mark van Bommel.

Monica Colombo, gazetare e Corriere della Sera, zbuloi një prapaskenë rreth marrëdhënies midis Allegrit dhe Ibrahimovic. Sipas saj, "përçarja midis Allegrit dhe Ibrahimovicit, e cila ka rrënjë shumë larg në kohë, ndodhi në një restorant dhe në prani të Furlanit dhe Tares, të cilët duhej ta ndanin fizikisht trajnerin dhe suedezin", citohet ajo nga mediet në Itali.
Gazetarja italiane pretendon se tensionet mes tyre nuk ishin të reja, por i kishin rrënjët të hershme dhe se rezultatet pozitive të skuadrës kishin ndihmuar në mbajtjen e problemeve larg vëmendjes publike. Në analizën e saj, Monica Colombo thekson se ambienti kuqezi ishte tronditur nga tensionet e brendshme.
Sipas saj, “Milani po ndahet në fraksione” dhe shumë konflikte të vjetra janë rikthyer në sipërfaqe sapo rezultatet nuk kanë qenë më në favor të skuadrës. Një tjetër element i përmendur ishte mungesa e Ibrahimovic në ambientet e ekipit. Colombo pretendon se suedezi nuk ishte parë prej muajsh në dhomat e zhveshjes në 'San Siro' dhe në qendrën stërvitore të 'Milanellos'.
Sipas të njëjtit raportim, pika e thyerjes mes Allegrit dhe Ibrahimovic lidhej fillimisht me një vendim teknik për portierin e tretë të skuadrës për sezonin e ardhshëm, por kjo thuhet të ketë qenë vetëm shkëndija që rizgjoi tensione më të vjetra.
Colombo pretendon gjithashtu se Allegri nuk e ka pritur mirë informacionin për kontakte të mundshme me Antonio Cassanon, ndërsa një tjetër burim mosmarrëveshjeje ka qenë ndërhyrja e Ibrahimovic me këshilla taktike ndaj lojtarëve si Youssouf Fofana dhe Rafael Leao, të cilat, sipas raportimeve, ndryshonin nga udhëzimet e trajnerit gjatë stërvitjeve.
Presidenti Gerry Cardinale vendosi të bëjë revolucion të plotë te Milani pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm. Pronari i klubit kuqezi ka marrë vendimin drastik për të ndryshuar drejtimin sportiv dhe teknik të skuadrës, duke shkarkuar trajnerin Massimiliano Allegri, drejtorin sportiv Igli Tare, drejtuesin ekzekutiv Giorgio Furlani dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.
Cardinale ka nisur një riorganizim të madh, ndërsa Zlatan Ibrahimovic pritet të ketë rol kyç në rindërtimin e skuadrës.

Milani po kalon një revolucion të vërtetë në prag të sezonit të ri, pas shkarkimit të trajnerit Massimiliano Allegri dhe largimit të drejtuesve Tare, Furlani dhe Moncada.
Vendimi i firmosur nga presidenti Cardinale ka hapur rrugën për një rindërtim total të klubit kuqezi, ndërsa në qendër të projektit duket se është vendosur Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht konsiderohet figura më me ndikim në klub.
Menjëherë pas largimit të Allegrit kanë nisur spekulimet për trajnerin e ri të Milanit. Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit kuqezi kanë kontaktuar agjentët e trajnerit Andoni Iraola, i cili zhvilloi një sezon shumë pozitiv me Bournemouth, duke siguruar një kualifikim historik për në Europa League.
Iraola kërkohet gjithashtu nga Bayer Leverkusen dhe Crystal Palace, por Milani duket se ka bërë lëvizjen e parë konkrete.
Në listën e kandidatëve për pankinën kuqezi përmenden edhe: Marco Silva aktualisht te Fulham, Xavi, ish-trajneri i Barcelonës, Thiago Motta dhe Vincenzo Italiano, me këtë të fundit që duket më pranë Napolit.
Megjithatë, emri që po fiton gjithnjë e më shumë terren është ai i Mark van Bommel. Holandezi vlerësohet shumë nga Ibrahimovic dhe konsiderohet si favoriti personal i suedezit për të marrë drejtimin e skuadrës.

Sot duhet të festonte 1 vjetorin në krye të anës sportive të Milanit, por të hënën Igli Tare dhe të gjithë drejtuesit sportiv dhe teknik u shkarkuan nga pronarët e kuqezinjve.
Këtë të martë Tare është parë në zyrat e 'Casa Milan' duke marrë sendet personale. Një detaj që ka bërë përshtypje është edhe fanella e Milanit e vendosur në xham, të cilën Tare e mori me vete dhe si duket e ka pasur në zyrën e tij. Shqiptari foli edhe fjalët e para pas shkarkimit. "Gjithmonë i kam bërë të gjitha këto me sakrifica të mëdha", citon 'Milanpress.it'. Tare nuk e ka fshehur se është tifoz i Milanit që në fëmijëri.
Igli Tare a définitivement quitté Casa Milan après avoir récupéré ses affaires : « J'ai toujours fait ça avec un grand sacrifice. »
— AC Milan - FR (en dépression) (@AC_MilanFR) May 26, 2026
On lui souhaite beaucoup de courage pour l'avenir avec un vrai projet pour le soutenir.
[@MilanPress_it] pic.twitter.com/pazXa2rNKx
Komente








